SEKRETE & PSIKOLOGJI
“”””””””””””””””
JETË & LËVIZJE
(Postim një vit më parë si përgjigje një mesazhi me zë që më mërziti shumë, papritur)
Heshtja flet më shumë se kurrë se sa shumë dhemb të humbasësh një kafshë shtëpie. Nuk ka masë të matë dhimjen kur humbet një njeri që e adhuron ashtu si është? Mendoj se ndoshta çështja më e dhimbshme, asht me njeriun që mendon se e ngrite ngrehinën e dashurisë. Të gjithë ne, ose pothuajse të gjithë jemi konsumuar duke folur për dashuritë, ku replikat ngelen si kordinatorë referimi mendor. Kemi jetuar dhe humbur njerës shumë të dashur, si prindërit që na edukuan me dashuri humane. Kemi jetuar jo se kemi përfituar duke dashur të jetojmë. Por, në të vërtetë, humbja e partnerit në jetën tonë, lë kujtimet më të trishtuara që mund të keni në prag të një moshe për pension. Njerëzit me të cilët ke ndarë momentet më të rëndësishme, ke harxhuar kursimet të jetës tënde, për lidhje martesore, që të kanë parë në rastin më të mirë dhe më të keq, që kanë qarë me lot, para largimit për një jetë më të mirë nuk pyesin për sekretet e tua dhe as për humanitetin tënd. Mendoj se nuk e panë veten e tyre në pasqyrë, të shkëlqejë nga lumturia dhe të vyshke nga pikëllimi i braktisje të fatit, jo të idesë për një jetë më të mirë, sepse jeta jetohet me njerëz që të kuptojnë.
Gërmëtari
