13.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

Niko Poet Gjiriti

KARTOLINA E VAJZËS TIME-2022.Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

O ba, mendoj se ndonjëherë një fjalë e vështirë është si një mirësi që ta sjell fati nga prindi, për të nxjerrë më të mirën tek personi im. U rrita nga dashuria jote, mësova prej saj, se sa më larg po i qëndroja arritmoja zemrën, me ty fitova dritën e mendjes. Ndonjëherë duhet të falënderojmë njerëzit që tregohen të ashpër me ne fëmijët, brenda ndershmërisë familjare, nga këshillat e tyre gjetëm forca të përpiqemi edhe më shumë të gjejmë vetveten pas etiketave, nënë, teze, gocë e tezes, me një fjalë Judës-staf, si pisllëk familjar, që duhet ti shmangesh përgjithmonë. Ti o ba, jo ndoshta, por je gjëja më e mirë, që më ka ndodhur ndonjëherë, se je mësuesi im i palodhur, që ke bërë dallimin, që unë të jem, jo vetëm krenare për ty por edhe e lumtur. Babi të falënderoj, se ti ishe i vetmi në momentet më të vështira të jetës time. Kjo është vërtet emocionale, se këshilla, gjykimi jot më bëri mua, më të fortë, më farkëtoi, të jem e pathyshme në karakter. Po e mbyll me dy pika loti dhe një urim, gëzuar një vit të mbarë o ba. Të puç, goca jote.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.