0.5 C
Tiranë
E martë, 16 Dhjetor 2025

Niko Poet Gjiriti

MAMI MAMI & XHANI XHANI
Sado të dëshirosh të ndreqet dinjiteti në sy në shoqërisë dhe të partnerit të ri me të cilin vendos të kalosh, pa furgon dhe aeroplan brenda dashurisë në çift, çështjet psikologjike bëhen probleme psikike të cilat origjinën e kanë nga fëminia. Çdo gjë tjetër asht e pamjaftueshme, për tu ndjerë e veçantë, përvese të dashurosh me sinqeritetin që e bën edhe seksin në takimet e justifikuara për punë pa shpërblim, por të herëpasherëshme. Mendja adoleshente e një femre, pse jo edhe me thinja në prag të pensionit, sado të mbyllet, mblidhet, ajo hap vrima prap. Nuk jam habitur që deklarimet e saja që e kanë përshkruar lidhjen e saj të fundit, të radhës, si një lidhje ideale shpirtërore, në të cilën edhe vetë Krishti u ngjall dhe vuri dorën e vet, për të qenë engjëllore. Fjalët e bukura nga më të rrallat nuk bëhen barikadë për lakminë e saj të fshehur, për të ushqyer lidhjen tradicionale të femrave aventuriere. Pëshpëritja në vesh me anë të ajfonit, ka nxitur udhëtime për takime duke i shtuar shpresat për një jetë më të mirë se me burrin e saj, pa u kujdesur për ankthin i cili edhe pse nuk gjen ndërgjegje, gjen ambjentin e duhur për manipulim, fshehje të varura, jo nga ëndrra e dashurisë por nga ato të aventurës. Të njëjtën gjë bën edhe vajza e saj, për të konfirmuar se dështimi i nënës së saj në dashuri, asht dhuratë për atë, e cila duhet ti ngjajë mamit, që të shkojnë mirë. Këtu nuk bëhet fjalë për turp, as për dinjitet familjar, atje banesa kthehet në një kuplara, që nuk i jep fund lajthitjeve nga afeksionet seksuale, mamai xhan, mami xhan.
Gërmëtari
“”””””””””””””

MOMENTI PËR TU NDJERË E VEÇANTË
Pozicioni i ri, pas largimit, dëmton vetëvlerësimin
merr epshin, pa qënë më nevoja e takimeve reale
momenti për tu ndjerë e veçantë, e fsheh takimin
luhatja ardhurin i injorruar, kurth aventure, fatale
Gërmëtari
“””””””””””””

NËNA & FILOZOFI
Biri im, sa mirë bën që e merr gocën me vete të shtunave, duke e punësuar si punëtore ngarkim shkarkimi. Fëmijët që u mësuan vetëm të marrin, ata ”ga”prindi ”na”, rriten dhe plaken me dorën e shtrirë dhe nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër. Bir, sa herë të kam thënë që njeriu pasurohet kur jep, jo kur merr. Kur e merr, bëhet lypës i neverritshëm, duke mos qënë as fisnik dhe as besnik.
Gërmëtari
“””””””””””

BESOI TEK JUSTIFIKIMET
Të martuarës i shkonte pas midesë, të ishte dashnore
ndjehej e adhuruar m’shum nga zagari sesa nga burri
ndjehet tmerrësisht keq i shoqi, me tre fëmij përdore
besoi tek justifikimet, për të qënë i lumtur, nuk e zuri
Gërmëtari
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.