Le të zbukurohet sa të dojë një femër jo fisnike, por kurrë nuk do të jetë në gjendje të shohë bukurinë, sepse atë bukuri që kërkon nuk e ka brenda vetes, për të parë imazhin e vet si një qënie jo e kulluar, por as e përshtatëshme.
Gërmëtari
“”””””””””””
NDRYSHIMI I TË NJËJTËS TRADHTI
Ti se di qët’ presësh asht stinë e gjatë e vështirë
shqtetësimi i saj, si i gjith mikeve të tjera normal
njohje, që të ka futur thikën pas shpine, aq mirë
ndryshimi i të njëjtës tradhti, aq llaçkë, sa e djall
Gërmëtari
“”””””””””””
THESARI QË KËRKOJA
Nëpër në botë kurbetesh, sa u thinja udhëtova
thesarin që e kërkoja, ishte në atdhe, në shtëpi
ngela i rëndësishëm për gratë, q’un dashurova
pasi i kisha ndarë, s’kishin haberin, për dashuri
Gërmëtari
“”””””””””
NJ’NGA BABALLARËT E VAJZAVE
Hiqmu sysh, moj zabërhanë, kërkon të më përlyesh nderin
e paudhë je, qoftëlargu t’shtyri n’ngasje shpifjesh, s’ke turp
tradhtinë familjare e ke vajza, e paç, shum’ të rëndë dherin
nj’nga baballarët e vajzave, m’foli kokulur mik ajo s’ka turp
Gërmëtari
“””””””””””””
NË MURIN E SHOQËRISË NUK KA DRITARE
Qef prishur, do të largohem, nga njerëzit që dashurova
arkivoli i i popullit mbështjellë me propogandë politikë
në murin e shoqërisë nuk ka dritare, të hap u mundova
më çoroditin ngjarje, shpifjet, hamendjet, fjalët pa kripë
Gërmëtari
“””””””””””””
SINQERITET I MUNGUAR & ZHGËNJIM
Kur guaja shfaqet papritur me dinjitetin e armikut, me aq saktësi të palëkundur, në dinjitetin e saj, si rrugaçe, të pataks me sinqeritetin e munguar edhe përpara lidhjes martesore, deri në hutim të turbulluar, si monstër jo vetëm cfilitëse, sa të duket sikur ke parë një ëndërr të keqe, si të kishe parë një vegim që nuk të ngrohu dot shpirtin e dhuruar. Shprehja e një mahnitjeje për përputhjen e opinionit me veprimet e saja, nuk i futi tmerrin qënies time të kulluar e cila i shikonte çingenetë në soditjen e jetës, si gogoli për të trembur vetveten.