E DESNINUAR QË NË GEN XEBË
Lindur, nga veprime tradhtive, në martesë
fati i zemrës tënde, të rritesh jetime rruge
gënjeshtra, në thyerje të zemrës pa adresë
fati i ëndrrave Xebë, që njoha, kur u duke
mos flasim dështimin e t’kaluarës t’sotmes
kërkon fatin e lumturisë tënde, pensioniste
burri jot dashnori i motrës që me mëngjes
kur flinit të tre, zorra e verbër m’keq lëviste
gënjeshtra jo në dhimbjen trishtim ti ajo je
s’ka pse ti referohemi së kaluarës aborteve
si von të kërkosh, fatin e së ardhmes tënde
gënjeshtra s’ta njeh të kaluarën të lodhjeve
ajo gjithçka e jotja që asht e vetmuar pa fat
e destinuar të gjej shoqëri, në gen je po ajo
gjithëçka e thyer, të ngrihet drejt, s’ka takat
kupto, gjithçka qët ka humbur, ty nuk të do
hiq interesin, likuido e destinuar qët gjendet
kujt më qafë i ke rënë, më qafë ty nuk të bie
e destinuar, që në gen Xebë, paçavurja q’flet
në llumin e motrës tënde, kënaqesh, dhe fle
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
MONSTRA & STAF NEGATIV
(pjesë nga një bisedë në telefon me vajzën në Amerikë)
O bush, këshilla jote, një perceptim i shkëlqyer-dashuria për veten, që ne, duhet të njohim veten në radhë të parë dhe nuk duhet të presim që të tjerët të na japin gëzim, për të na bërë të lumtur. Këshillë që më dha energji, të largoj nga jeta ime, stafin më negativ që kam njohur në jetën time, deri më sot, atë të që më lindi bashkë me gjithë familjen hipokrite të motrës së saj, Xebës, siç e ka nof…
Shiko më shumë
“”””””””””””””””””””
CIKËL ME POEZI 20.11.2020
ISHIN EMOCIONE
Erdhi momenti, gëzimi, dashuria treguan
vallëzimi ishte i mahnitshëm moj balerinë
mund t’ndiqja lëvizjet vetëtimat mbaruan
ishin emocione sa na dogjën, nuk e dimë
PLOT BUZËQESHJE
Jam tët dua shumë përmes shikimit, dëgjimit
shpjegimet memece, belbëzuan n’përkëdhelje
nëse do t’isha shumë më i ri, vullkan tundimit
mund të bëja disa lëvizje, plot me buzëqeshje
NË CIKLIN E KOHËS
Nga gjithçka, un librat, ja lash fakte kohës
koha, s’di të tallet me ne, kur dashurojmë
fëmijët s’duan t’plakemi na mplakin botës
në ciklin e kohës, respektin po e harrojmë