MOMENTI PËR TË ZGJEDHUR JETËN
Dyshimi, zbrazdësia qët vjedh gëzimin, pa u ngopur
m’shum seç duhet deri n’vetmi mortale pashpjegim
harron të jetosh, t’vazhdosh t’ecësh për tu shlodhur
larg procesit të ndërtimit të jetës jetë, plot gjallërim
mjaft shqetësove veten fillo të ndjehesh e gjallë, yll
ndiz memorje të mbash mend, dashurohesh përsëri
kthe faqe jete sidoqë të mundesh syt puthjes mbyll
grua o bukuri e kësaj jete s’ke ndjerë, si kjo dashuri
shpirt jot i lënduar keq, t’besojë prap e ka t’vështirë
dil nga të jetuarit badante, aq e skllavëruar në punë
t’shpëtoi, popullimi me thinja, ti ngele prapë e mirë
pa i vënë re pëshpëritjet për ty n’rrugë i dëgjoj unë
vargjet e mia të forta, s’janë aspak gjëra por ndjenja
pa rënë n’sy, mbushur paqe energji zhytu emocionit
në tango dallgësh, o mjellmë liqeni, vallëzimit, ti eja
momenti për të zgjedhur jetën, pa ankth të telefonit
PËR TU KUJDESUR ME SHPIRT
Atësia, ushqehet me dëgjimiet ultrasonike, dridhje jete
marrin frymë, qelizat djaloshare për tu burrëruar, forcë
gëzimi sjell sinfoni tingujsh, drithërima pa gojë, m’vete
për tu kujdesur me shpirt atësinë po ta jep e imja gocë
SUKSESE O SHPIRT I BABIT!
Sot, në këto momente, vajza ime doli me sukses në marrjen e provimit të fundit, që e ligjëron me çertifikim vajzën time, si bankiere, në Amerikan Bank, pa afat kohor.
OH ÇFARË BEKIMI ASHT GJYSH TË PLAKESH
Vajza ime rritet shkëlqen yll, me dashurinë për burrin
jashtë mase e fuqishme për t’mbajtur, nderin familjar
kam gjetur shikimin e bukuris të jetës thinjat humbin
krenohet, sipas rregullave të saja, me babin gërmëtar
ëmbël troket emri për nënë brenda trupit, la vajzërinë
barrë elegante, me jetën e bëri seriozisht t’dashurohet
besnikëria i forcon logjikën, ja shton pamasë bukurinë
erdh koha për të më bërë gjysh ka të drejtë t’lëvdohet
drita e jetës time, mban emrin e saj flamur, për muzë
fatmirësisht, oh çfarë bekimi asht që gjysh të plakesh
jam kaq i lumtur, festiv dhe i kënaqur nga ylli im çupë
magji poetike sa shoh pritjes yllin e mëngjezit ai qesh
KE HYRË NË MENDJEN TIME
Më duhet të jem i durushëm, për dyshimet e tua
jam vetëm për ty, sa herë që do kesh nevojë jete
duhet përkujdesja m’shum’ se fjalët shpirt të dua
ke hyrë në mendjen time, për mua dhe, për vete
Gërmëtari