“””””””””””
I kujtoni vetes mos t’kapeni pas shpifjeve e ligësive
ka kaq shumë t’mira në botë, ndiqni plot vëmendje
sa mëtakon, ndez diellin si poet gërmave dashurive
kjo asht jeta ime, udhëtimi human të jem n’gjendje
në fund të fundit, lumturia, asht zgjedhje ndjenjash
më shumë se çdo gjë, ata zgjodhën shpirtin, nderin
zgjodha për ta poezin çdo ditë n’përballim betejash
ecin, drejt dritës të dy çdo ditë bashk’ e buzëqeshin
m’kritikuan pse s’pashë lajmet s’merrem me politikë
jam kritikuar për diçka, që s’jam në dijeni, të shpifjes
do t’mbaja mend po ta kisha bërë, s’kam aspak frikë
kritikoj veten nëse dua ta di, i lashë pas drejt ngjitjes
kjo asht pikërisht mënyra, se si e jetojn jetën ata tani
qëllimi të jenë të lumtur, pozitivë, t’jetojnë më bukur
më bëjnë të ndihem i dashur të qëndroj plot dashuri
mrekulli, të krenohesh për vajzën e dashuruar, flutur
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””
TI S’NDRYSHOVE NGA MENDJA
Dikur me mua të kishte lezet buzëqeshja
nuk kishe nevojë që të shtireshe e lumtur
ti s’ndryshove nga mendja, as nga veshja
mua m’dukej vetja më i ri, çapkën i bukur
u përpoqa tët tërheq ty në rrugën e duhur
puthjet, qen litar dashurie, mëse sinqerisht
s’munda tët heq vullnetin tënd të lirë n’nur
të dua, ti më kthen shpinën, më flet italisht
dashuria mund të dështojë, ne duhet t’dimë
se dashuria do të ngelet gjithmon’ reciproke
kurrë s’do t’ket dashuri pakushte do arratinë
të dyshosh, si je vetë për tjetrin, ti s’u ngope