“Besoj në Diellin”
Poezi e një të burgosuri hebre anonim
(E shkruar në muret e një bodrumi në Kampin e Përqendrimit në Këln të Gjermanisë)
Strofa e parë e kësaj poeme u gjet e shkruar edhe në Aushvic.
Besoj në Diellin
edhe kur nuk shkëlqen
dhe besoj në dashurinë,
edhe kur nuk është.
Dhe besoj në Hyjin edhe kur hesht.
Besoj se për çdo provë,
ka gjithmonë një fund,
por nganjëherë në këtë vuajtje
dhe dëshpërim pa shpresë
zemra ime kërkon një strehë,
dëshiron të dijë nëse është dikush.
Pastaj një zë ngrihet brenda meje, dhe thotë
“Prit,
Biri im! Do të ta jap unë forcën,
do të ta jap unë shpresën. Ji i durueshëm edhe pak!”.
Besoj në Diellin
edhe kur nuk shkëlqen
dhe besoj në dashurinë,
edhe kur nuk është.
Dhe besoj në Hyjin edhe kur hesht.
Besoj se për çdo provë,
ka gjithmonë një fund.
Se një ditë do të shkëlqejë Dielli…
Se një ditë do të ketë lumturi…
Se një ditë do të ketë dashuri…
Se një ditë do të ketë paqe…
Përktheu nga versioni italisht:
Nikolin Sh. Lëmezhi
“”””””””””””””””””””””””””
Do të kujdesem
për pemën e bukur të lumturisë
që Zoti ka mbjellë
në zemrën time
e s’do të merrem
me ferrat e kopshteve afër.
Lumturia që do të këndoj
brenda mureve të mia
do të jetë thirrje për kthim
për shumë të tjerë.
Nikolin Sh. Lëmezhi
Shkodër, më 11. 12. 2022