16.5 C
Tiranë
E dielë, 19 Janar 2025

Nikoll N. Ulndreaj

NË VAZHDIM TË LIBRIT

Flet strugani, mashallah,
Në këmbë ngre, mbret e padishah.
Në krye vendi, e në krye të fjalës,
Nuk i hap rrugë detit e valës.
Për vatan e për atdhe,
Janë Spartakë e Promete.

Kur pa cent mbeti guna,
Me zgjidh hallet nuk ishte puna.
Plagë e thellë iu hap vendit tim,
Lindin djemt e iknin në mërgim.
Kaluan male, kaluan dete,
Një copë atdhe morën me vete.

I dyti të parin, vesh nuk e merr.
Kullat bosh, e arat djerr.
Kulla e të parit, u zu në hall,
Ai që vdiq, kurr nuk u ngjall.
Me mbjellë toka, me rrit pyje,
Ai që iku, kurrë nuk u kthye!

Djali yt, o, Strugë, qëmoti,
Në luftë, e paqe, prore i zoti.
Kudo i ndodhur zë i urtësisë,
Bukë e të varfrit derë e mirsisë.
Për Perendimin dhe për ne,
Skënderbe me dy atdhe.

***

Sapo pranvera nisi me dalë,
Këngë po këndon Shumi me valë.
Këndon nga qejfi, e jo nga zori,
Dedikuar një profesori.
Po i këndon ditë, po i këndon natë,
Një shkrimtari me penën shpatë.

Këtij studiuesi, e këtij poeti,
Këngë i këndon, lumi e deti.
Ky burrë pene, lindi në Strugëmirë,
Në qiell të atdheut shqipe e lirë!
Një jetë ka që shkruan shkronja,
Në folenë ku e ka shqiponja.

Ndër dekada, muaj dhe javë,
Zemra prush, e muza llavë.
Ky burrë Struge, bir shqiptari,
Ka mirësi që se peshon kandari.
Flet me vepër dhe jo me fjalë,
Çdo pune të nisur mane i ka dalë.

Profesor Bexheti, nuk ka frikë,
Zemrën në Strugë, trupin në Amerikë.
Në Amerikë, tok me shkronjat,
Gjuhën amë, ta mësojnë shqiponjat.
Mos e harrojnë zërin e dheut,
Se janë pasardhsit e Skënderbeut.

Fjala e tij, porsi furtuna,
E njeh Drini, e njeh Buna.
E njeh mrizi, shkëmbi e gurra,
Njëqind karat ar ndër burra.
Fjalën goje e nxori Bexheti,
Se luan vendi, deti as mbreti.

***

Struga jonë me rrethina,
Plot zambak e trendelina.
Përplot varre, lapidar’,
Veç me e ruajt emrin shqiptar.
Në fushë e male, shkruar emra,
Dragoj burrat me nëntë zemra.

Kush i dyti, e kush i pari,
Gdhend i ka shkronjat prej ari.
Gjuhës së nënës, iu rrit pazari,
Në qiell e tokë, zambak behari.

Veç të shkruaj, në gjuhë të vet,
Valle e këngë i kanë lezet.
Për një shkronjë vret një mbret,
Për dy shkronja, shterën një det!

Qëkur prej dheu, na mbiu huta,
Me përkrenare, u bë lahuta.
E iu muar teli, nga një bisht kali,
Një grusht dhe askush nuk e fali.
Dheun e të parit, patën merak,
Një grusht dhe, me një grusht gjak!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.