6.5 C
Tiranë
E premte, 27 Mars 2026

Nikoll Z. Laska

7 GUSHTI 1949 .

Ja vlen në çdo përvjetor, derisa të shkruhet historia e vërtetë, të diskutohet për Vrasjen e Komunistit Bardhok Biba…
Vrasja e Bardhok Bibës nuk është asgjë më tepër se pjesë e masakrës që bënë komunistët në Mirditë.Mund të jetë një imazh i 1 person
Mos harroni miq, se deri me 7 Gusht 1949 në Mirditë ishte vrarë Kapidani i Mirditës. Ishin djegur Sarajet e Kapidanit, që praktikisht ishin edhe Selia e Vetqeverisjes së Mirditës.
Kapedani Mark Gjonmarkaj, jo vetëm kapidan por edhe një personalitet i jashtëzakonshëm i Mirditës, ishte vrarë prej shokëve të Bardhok Bibës, të inkuadruar në brigadat terroriste të komunistëve shqiptarë. Bardhok Biba vetë nuk besoj se e kishte bërë, pavarësisht se ishte i mbushur me urrejtje për kundërshtarin të kultivuar e brumosur prej komunizmit slkavo-ruso-otoman të Enver Hoxhës.
Është e vërtetë së vrasja e Bardhok Bibës si Sekretarë i Parë i Komitetit të Partisë Komuniste për Mirditën dhe më pas të 14 Burrave ndër ma të mirët e Mirditës, ishte kulmimi i masakrave që Enver Hoxha dhe organizata e tij terroriste kishte vendosur të bënte në Mirditë, si e vetmja mënyrë për nënshtrimin e saj.
Por, përpos anës njerzore, ku vrasja e babait, bashkshortit, vëllait e tjerë, është e rëndë, shumë e rëndë, në planin politik, ishte thjeshtë një vrasje e paralajmëruar.
Që kur u themelua organizata terroriste komuniste, kishte marr angazhime para tutorve themelues jugosllav, përpos të tjerash, të sulmonte e të shkatërronte çdo gjë shqiptare historike në këtë vend, sidomos të lante hesapet me krahinat katolike ne veri të vendit dhe klerin e saj, të cilët ishin bërë pengesë gjatë gjithë historisë për nënshtrimin e trojeve shqiptare nga serbosllavët, sigurisht bashkë me bashkombasit e tjerë të këtyre anëve pa dallim.
Sot në këtë ditë, kam tre analiza për të bërë:
1. A i mbështeti Mirdita Partinë komuniste dhe idetë komuniste?
2. A e deshi Bardhok Bibën si komunist, apo e respektoi si mirditas?
3. A ishte vrasje e paralajmëruar vrasja e Sekretarit të Parë të Mirditës?
Mirdita ishte ndër krahinat e Shqipërisë që nuk e mbështeti komunizmin. Kjo është fare e qartë. Madje si komunist, nuk mbështeti as Bardhok Bibën. Edhe më fanatikët e tij në atë kohë, nuk thanë kurr “ishte komunist i mirë”, por ishte “burrë i mirë”.
Po, edhe unë e besoj se ishte burrë që e njihte mentalitetin e mirditasit, dinte pra të sillej me mirësi me to, dhe me këtë u mundua të përqonte ideologjinë komuniste, prej të cilës ishte sëmurë vetë. U bashkua me të keqen më të madhe që i kishte ndodhur ndonjëherë Mirditës, komunizmin. Por, në sjellje publike mbeti deri në fund mirditas.
Është mashtrim i madh publik përpjekja 70 vjeçare për mitizimin e tij si komunist për Mirditën.
Si i gjomark e mirditas, sigurisht se Bardhok Biba e kishte derën hapur kudo nëpër Mirditë. Por jo si komunist. Kjo është traditë elementare e mirditasve shtëpi për shtëpi, me prit e me përcjellë mikun, kodi ma i vjetër i mirditasve e mbarë shqiptarve .
Mjafton tu sjellë në vemendje faktin domethënës se mirditorët pritën në të njëjtën kohë, në të njëjtën kullë, si Kapidanin Mark Gjon Gjonmarkaj me përkrahësit e tij në kullë, si Bardhok Bibën me përkrahësit e tij në katin përdhè. Ky është shembulli më i mirë i së vërtetës, se respekti për Bardhok Bibën, për aq sa ishte, ka qënë traditë mirditore.
E kam theksuar edhe herë të tjera, kur kemi fol për këtë çeshtje delikate, mirditasit nuk e kanë respektuar Bardhok Bibën si tribun popullor, si prijës apo si sekretarë i parë, sepse për të PARË e Kapidan të Mirditës njihnin Markun e Gjonit. E kanë respektuar si bir fis i largët me Gjonmarkajt, e për traditën e mikpritjes mirditore. Dhe kjo mjafton.
Komunizmin, Mirdita e ka parë ashtu siq rezultoi, anti Fè, anti Krisht e anti Zot. Kisha Katolike ishte “partia” e vetme e mirditorve për 2000 vjet. E nuk kishte si me përqafuar ideologjinë komuniste e përfaqësuesit e saj që ishin kundër besimit të tyre, sepse kishin sakrifikuar brez pas brezi, duke e ruajtur të pacënuar.
Në këtë kuptim, as komunizmin, as komunistët, as Bardhokun si komunist, Mirdita nuk e ka dasht. U desh mali me kufoma mirditorësh nga më të mirët, u desh përqarja, varfërimi e mjerimi, shkatrrimi i besimit për të arritur depertimi i komunizmit.
Ndoshta jemi e vetmja Krahinë ne Ballkan që ideologjia komuniste hyri me dhunë.
Vrasja e Bardhok Bibës ishte e paralajmëruar. I interesonte, ma së pari Tiranës terroriste të kohës kjo vrasje. Ishte e vetmja mënyrë dhe i vetmi justifikim i reprezaljeve të mëpasme për nënshtrimin e Krahinës antikomuniste të Mirditës.
Se ishte në luftë me forcat antikomuniste pushteti komunist i kohës e dinte kushdo. Por se në pritë, me 7 Gusht e quan bashkpunëtoret e tij, edhe kjo dihet.
Prandaj vrasja e Bardhok Bibës ishte vazhdimi i vrasjes, burgosjes, varfërimit e mjerimit më të madh të mirditorve.
Ky 7 Gusht vjen si 7 Gushtët e tjerë, si gjurmë kriminale të komunizmit në Mirditë. Barbaria e 17 Gushtit e organizatës terroriste komuniste e instaluar në shtet me armë, vazhdoi derë më derë në Mirditë. I ndau, i përqau, i varfëroi, ju shplau trurin deri në 90-ën.
Heroizimi i njërës palë dhe anatemimi i palës tjetër nuk i intereson askujt, përpos komunistëve. Në vend që të merren e diskutojnë se kush e perqau, kush e futi ne vëllavrasje, kush e coptoi, kush ja shkatërroi historinë e saj të lavdishme, merren me mitizime të rreme, me armiqësi e tradhëti të rreme.
Mirditasi, nga natyra është krenar, e nuk ka kënd mbi veten, përveç Zotit.
Si përfundim, unë i përmbahem nevojës që ka Mirdita për të vërtetën, edhe për periudhën 1945-1953, pa mashtrime, pa heronj të rremë, pa ndarje, pa urrejtje.
Nga e vërteta buron falja dhe paqja.

Vrasja e Bardhok Bibës është njëra prej ngjarjeve që duhet ndriquar, pa errësuar askënd mirditas, sepse ishte pjesë e luftës civile ku e futi komunizmi Mirditën e Shqipërinë.”

7 Gusht.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.