Sokol OLLDASHI
——
TË DIELËN
Do të shkoj në varreza të dielën,
Pa dalë dielli ende në ndajnatë.
S’do ta zgjoj, jo, rojen syfjetur,
Qetësisht do mbyll portën prapë.
Do eci i heshtur ndër varre,
Në mes emrash, të shumtën s’i njoh.
Pak vend bosh do të gjej të ngul kryqin
Në dheun nga shirat bërë llohë.
Do të ndez më pas një qiri,
Një cigare me qiri do ta ndez,
Do ta fsheh paketën nën plis
Ta pi ngeshëm, pasi të vdes
E të ik….
“””””””””””””””””
Nga Vllaznit DOMGJON.
——–
Me aktorin e Hollivudit Blerim Destani është Nikoll Prendi(gjeniu i vogël i vargjeve të Fishtës).Foto gjatë provave të një filmi suprizë.
Talenti i Nikollit, tashmë ka përkrahjen edhe të aktori shqiptar Blerim Destani, i cili është pjesë e projekteve filmike të Hollywoodit, në krah aktorëve të njohur legjendave të Hollywoodit Robert De Niro, John Travolta , Morgan Freeman, Zach Braff, Lee Jones.etj.
Aktori i mornjohur Blerim Destani është i biri i biznezmenit të sukseshëm në mbarë botën,Lazim Destanit nga Tetova me origjinë nga Fani i Mirditës.
(Gjeniu i vogël i vargjeve të Fishtës, Nikoll Prendi, deri më sot ka qënë pjesë e aktrimit në disa filma, në krah të aktoreve shqiptarë. Talenti i tij vazhdon drejt rrugës së Hollivudit me vargjet e At’Gjergj Fishtës në mendje e në zemër.)
“””””””””””””””””
M I G J E N I
——
KËNGËT E PA KËNDUEME
Thellë në veten teme flejnë kangët e pakëndueme
të cilat ende vuejtja as gëzimi s’i nxori,
të cilat flejnë e presin një ditë ma të lumnueme
me shpërthye, m’u këndue pa frigë e pa zori.
Thelltë në veten teme kangët e mia jesin…
e unë jam vullkani që fle i fashitun,
por kur t’i vijë dita të gjitha ka me i qitun
në një mijë ngjyra të bukra që nuk vdesin.
Por a do të vijë dita kangët me u zgjue?
Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen?
Jo! Jo! Se liria filloi me lulzue
dhe e ndjej nga Dielli valën.
O kangët që fleni reliktet e mia
q’ende s’keni prekun as një zemër të huej,
vetëm unë me ju po kënaqem si fëmia
unë djepi juej; ndoshta vorri juaj.