RESPEKT PER NJEREZIT E DIJES, NE TE GJITHE BREZAT DHE NE TE GJITHA KOHET
Sot eshte Dita e Mësuesit, ditë reflektimesh dhe urimesh. Kjo shkolle e bukur eshte ne Fanë të Mirditës, jo rastësisht aty në Bisakë. Mban emrin e Ndrecë Ndue Gjokës, Mësues i Popullit dhe Nderi i Kombit.
Por Fani ka patur personalitete ne arsim edhe para Ndreces e pas Tij.
At Gjergj Fishta, me origjinë nga Domgjoni i Fanit, profesor dhe drejtor në Kolegjet Françeskanë Shkodër dhe Troshan, Kryetar i Komisionit për Alfabetin Shqip.
Lazer Çeta, me origjine nga Sholthi i Xhuxhës, pedagog i njohur; kreu detyra te larta ne dikasterin e Arsimit, nga drejtor drejtorie deri ne sekretar i pergjithshem në Ministrine e Arsimit. Djali i Tij është Prof. Dr. Anton Çeta.

Zef Nekaj, mësues në Gojan të Madh(Mirditë),Kërçisht të Maqellarës në Dibër; në Prizren, Izriniq, Popolan dhe nëndrejtor i shkollës normale te Gjakoves; punonjes i Komisionit Pedagogjik te Prishtines, qe pergatiste tekstet per nxenesit shqiptarë në ish Jugosllavi.
Tereza(Gjizela) Gjinaj-Xhuxha, me origjinë nga Xhuxha e Fanit, mësuese e shkollave femërore shqipe në Shkodër, Tiranë dhe Shirokë nga viti 1916 deri ne vitin 1940.
Preng Ndrec Tuci, mësuesi i shkollës së parë në Fanë pas çlirimit të zonës, që me 14 dhjetor 1944 në Bisakë të Vendit, pastaj në Ungrej; Përgjegjës i Seksionit të Arsimit në Kolgecaj, inpektor në Seksionin e Arsimit të qarkut Kukës; drejtor i shkollës 7-vjeçare në Klos. Ndër mësuesit e parë të vlerësuar në vend, dekoruar me “Medaljen e Punës”(1951), në një ceremoni shteterore ne Tiranë, ne rresht me disa nga personalitetet me te shquara te arsimit; mban titullin “Qytetar Nderi i Qarkut Lezhë.
Ndue Kaza, drejtor i shkollës së mesme Klos, drejtor i Drejtorisë Arsimore të rrethit të Mirditës dhe pastaj të qarkut Lezhë; lektor në Universitetin “Marin Barleti” Tiranë. Është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me medaljen “Naim Frashëri” (1983) dhe nga Ministria e Arsimit me Certifikatën “Mësues i dalluar” (1985).
Gjurmë në arsimin në Fanë kanë lënë edhe Dodë Përshqefa, Gjon Kola, Preng Preçi, Bardhok Përnoca, Zef Laloshi, Ndue Zef Pali, Preng Gega, Prend Boçi, Zef Ndue Lleshi, Bardhok Plaku, Zef Lleshi, Dod Shyti, Ndue Mena, Llesh Frroku, Pashk Leka, Marite Mena, Preng Ndue Gjoka, Marie Çuni, Gjergj Gjoni, Dila Lleshi, Zef Bushati, Prenusha Zefi, Ndue Laska, Frrok Lleshi, Dila Biba, Zef Nikoll Çupi, Preng Kola, etj.