15.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

Nikolle Loka

Ta duash një fjalë prej guri
Mali mbi Pejë thikë e pikë me perënditë.
Ma thuaj një fjalë prej guri,-më tha Sizifi plak,
ma thuaj një fjalë prej burri e ta ngjis në majë,
atje lart,
nëse guri rrokulliset bëhet varg e vjen te ti,
se guri në qoftë shkrelan do të bëhet poezi,
Sizifi s’do të jem unë, por do të jesh ti,
nëse e lë një fjalë në Pejë që t’mbahet mend,
nëse e lë një fjalë në gur, një poezi!
“””””””””””””””””””””””””

Në Pejë për edicionin XVI të Takimeve Ndërkombëtare Poetike “Azem Shkreli” 2018.May be an image of Nikolle LokaMay be an image of 4 njerëz
E kam pyetur veten
E kam pyetur veten për kohën para meje,
për gjurmët e erës mbi pjergulla,
për stinën e ëmbël të vjeshtës
mbush me fruta buzë rrugës,
për çerdhet mbi lisa
dhe endjen bletëve.
E kam pyetur veten për kohën pranë meje,
për ikjen pa kthim të së djeshmes,
rrugës së gjatë në harrim
pa pendesën,
për varret-tempuj ku muroset kujtesa,
për gurët e lehtë, më të lehtë se era,
për dheun e brishtë, më të brishtë se vesa,
për kohën që lind, për kohën që vdes,
për një qiri të fikur, për një flakë që e ndez.
E kam pyetur veten për kohën pas meje,
për qiellin që zbret, për tokën që ngjitet,
për verën e vjeshtës e vjeshtën e dimrit,
për kohën që fsheh pasione që shihen.
E kam pyetur veten, për dallgën kam pyetur,
shkulm ujë që s’shkulet prej lumit në det,
kam pyetur përjetë
sa kam ditur.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.