8.5 C
Tiranë
E martë, 18 Mars 2025

Nikolle Loka

·
HEBRENJTË NXORËN MOISIUN PËR VETE, NE KONSTANDININ E MADH PËR TË GJITHË BOTËN.
Konstandini i Madh lindi ne Naissus (Nish) me 27 shkurt 272. Vdiq ne Ancyra (Ankara) me 22 maj 337.
Perandor nga viti 306 deri ne vitin 337.
Titujt perandorak
Imperator Caesar Caius Flavius Valerius Constantinus, Piu Felix Victor Augustus, Pontifex Maximus, Pater Patriae, Germanicus Maximus (4 here) Sarmanticus maximus (2 here), Gothicus Maximus (2 here), Dacicus Maximus, Tribunicae Potestatis (21 here), Consul (7 here), Proconsul.
Titujt tregojne betejat e fituara: Mbi gjermanet (4 here), mbi sarmantet (2 here), mbi gotet (2 here), mbi daket (1 here).
Nuk njohu asnje humbje ne jeten e Tij.
Mbishkrimet ne monedha
Bono Republicae Nato (I lindur per te miren e shtetit)Mund të jetë një imazh i skulpturë dhe monument
Familja
Babai i Konstandinit te Madh ishte Perandori Konstanci I, e ema Helena, e shpallur shejtore njihet boterisht si Shen Helena. Nga martesa e pare me Minervinen pati nje djale, Krispin; ndersa me gruan e dyte, Fausten, vajzen e Perandorit Maksimian, pati tre djem: Konstandini II, Konstanci II dhe Konstanti I, si dhe dy vajza: Konstantina dhe Helena.
Veçanesite
-Perandori i pare i krishtere
-Themeluesi i Konstandinopojes. Vizioni i Tij per Romen qytet te perjetshem qe misherohej ne Konstandinopojen jetoi per 1129 vjet. Deri te Konstandini XI qe u vra ne lufte kunder osmaneve ne muret e Konstandinopojes, te gjithe perandoret e Perandorise se Lindjes per 11 shekuj e kane quajtur veten pasardhes te Konstandinit te Madh.
– Ndertuesi i objekteve me te medha kristiane. E quante veten perfaqesues te zotit mbi toke dhe i dha sundimit te vet karakter hyjnor.
– Eshte shpallur shejt nga kisha e krishtere. Kisha e Lindjes e konsideron si shejtorin me te madh.
Rinia e Konstandinit
Gjate njeres prej fushatave ne Lindje, gjenerali Konstanc u njoh me Helenen, vajzen e nje familje te thjeshte. Nga martesa e tyre lindi Konstandini. Kur Perandori Dioklecian vendosi ta shpalle Konstancin I Çezar, per te shuar shpresat dinastike te Tij e mori Konstandinin prane vetes ne Nikomedi. Konstandini qendroi atje gjate gjithe kohes, i rrethuar me perkujdesje te veçante dhe u mesua prej dijetareve me te shquar te kohes. Ai shfaqi prirje te forta ne artin ushtarak, politike dhe arkitekture.
Autoret antike e pershkruajne “me trup dhe mendje te hijeshuar prej Hyut, shprehje te bute dhe pamje madheshtore.
Dukej i rezervuar dhe i meshirshem ne paqe dhe i vendosur e imponues ne lufte. Gjeneral i madh qe dinte te frymezonte te vetet me dashuri dhe armiqte me terror”.
“”””””””””””””””””””””””””

“Ndue Pepa midis Kosovës dhe Shqipërisë”

Redaktore: Marie Loka

Designer: Valbona Petanaj

Botues: “Emal”

Parathënie

Pas një fëmijërie të shkurtër, me angazhimin jetësor në shkollë, Ndue Pepa nisi rrugëtimin e tij, duke shkelur në tri shtigje jete: të shkollimit, të punës dhe të persekutimit. Dy të parat i kishte ëndërruar dhe u kishte bërë shërbimet; të tretën ia solli peshqesh diktatura.

Rruga nisi një ditë shtatori të vitit 1926, nga shtëpia e tij në Paraspor, në shkëmbin përballë, te Kuvendi i Shëlbuemit ku ishte shkolla, si dishepull i Abat Doçit dhe vazhdues i veprës së tij.

Në atë shkollë do të shkelnin ata djem, prindërit e të cilëve kishin gjetur një mundësi shkollimi për fëmijët e tyre dhe mund ta përballonin financiarisht pjesën e vet të detyrimeve. Por rruga ishte e gjatë dhe vazhdonte me fatlumët si Ndoi, të cilët për meritat e veta mundën të dalin me rezultate të larta në mësime dhe të fitonin bursë shteti, për të vazhduar edhe shkollën e mesme. Jo vetëm kaq, ata djem patën dhe familjet e tyre të gatëshme që të sakrifikonin përsëri financiarisht, që ata të vazhdonin shkollën. Falë angazhimit të familjeve të tyre dhe zellit të treguar në shkollë, ata mundën ta çojnë projektin e tyre drejt një fundi të lumtur, duke marr diplomën e gjimnazit, në rastin e Ndoit në gjimnazin e Shkodrës, që pa ngurrim mund ta shohim si një diploma universitare sot, por me privilegje më të mëdha punësimi për kohën.

Dalja në jetë fillonte herët, në moshën 20 vjeç dhe vazhdonte…Kushdo që mbaronte një shkollë të mesme e shihte veten nëpunës, emërtesë e një ministrie ose e Këshillit të Ministrave. Ndoi e kishte filluar punën si nëpunës i Prefekturës së Shkodrës dhe e kishte vazhduar si nëpunës në komunën e Gjirokastrës (fshatrat rreth qytetit dhe minoriteti) në shtetin shqiptar nën Italinë dhe prej andej sekretar komune në Gjilan e në Prizren.

E filloi punën si administrues i pushtetit lokal, në periudhën kur shqiptarët ishin të detyruar të pranonin “të keqen më të vogël”, me të cilën Ndoi dhe kolegët e tij ishin të detyruar të bashkëjetonin. Ishte një shteg i rrezikshëm me shumë të panjohura, ku një pakujdesi e rastit mund të kthehej shpejt në tragjedi.

Kur të analizohet Lufta Nacionalçlirimtare e Kosovës, nuk mund të anashkalohet beteja e Livoçit, që ishte njëra nga të parat, e konsideruar nga Fadil Hoxha edhe si e lavdishme. Ajo betejë u mbyll me humbjet minimale edhe për shkak të angazhimit të Ndue Pepës, atëherë vetëm 25 vjeç. Ndoi e pa veten në situata të ndërlikuara që kurrë nuk ua ktheu shpinën, por as nuk i zgjidhi me rrëmbimin djaloshar të moshës.

Shumë historianë të njohur vendës si Fehmi Rexhepi, Muhamet Pirraku, intelektualë të njohur si Veton Surroi etj., apo serbi Bogomir G.Staqnković, e përmendin Nduen në librat e tyre, kur flasin për Luftën Nacionalçlirimtare në Kosovë. E përmend dhe vetë Fadil Hoxha.

Gjatë punës në Kosovë, kur ishte vetëm 27 vjeç, Ndoi arriti një kulm në autoritetin dhe popullaritetin e tij. Në këtë moshë ndriti më shumë ylli i tij, i cili u shua shumë herët. Pushteti i ri i pasluftës në Shqipëri e kishte gjykuar pa të drejtë si fajtor, pa e vrarë mendjen se çfarë faj kishte bërë. Kishte kryer në mënyrë shembullore detyrën, kishte krijuar një emër të mire në mes të kosovarëve, kishte ndihmuar Fadil Hoxhën me partizanët që të dilnin nga rrethimi, kishte ndihmuar në mbrojtjen e kufinjëve nga serbët dhe bullgarët dhe kishte punuar me ndershmëri në shërbim të shqiptarëve të Kosovës, si drejtues pushteti lokal, duke zgjidhur hallet dhe shqetësimet e njerëzve.

Nuk kaloi shumë kohë pas çlirimit dhe Ndoit i ndryshoi jeta tërësisht, aq sa shërbimet që kishte kryer deri atëherë, jo vetëm nuk vlerësoheshin pozitivisht, por edhe më keq, paragjykoheshin e anatemoheshin. Ky nuk ishte shpërblimi që ai priste të merrte nga jeta dhe puna e deriatëhershme. Në moshën 27 vjeç Ndoi e vazhdoi angazhimin e tij në një kohë tjetër, duke e kuptuar se nuk mund të ishte më njeriu i lirë që e projekton vetë rrjedhën e jetës. Të tjerë do të vendosnin për të. Dhe në atë teatër absurd fatesh, në moshën 29 vjeç burgoset herën e parë dhe kur mbush 35 vjeç burgoset herën e dytë. Në moshën 37 vjeç e në vazhdim i duhet të paguajë deri në fund të jetës diferencimin shoqëror për faje që nuk i kishte bërë.

Dëshmitarët e mëdhenj të tij nuk ishin në vendin e duhur. Fadil Hoxha, prapa perdes së hekurt tregonte vetëm të vërtetat e tij, ndërsa Mulla Idrizi kishte kaluar në amshim. Në vend të dëshmive u përdorën hamendjet. Ndoi u ndëshkua me akuzën e supozuar se ai nuk e donte rregjimin, që për zyrtarët komunistë ishte e njëllojtë me akuzën se “nuk e donte atdheun”. Jeta kishte hyrë në teatrin absurd të mbijetesës…

E lëshoi këtë jetë në moshën 67 vjeç.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.