10.5 C
Tiranë
E dielë, 3 Maj 2026

Nikolle Loka

Nje pjese shume e rendesishme e shpirtit tone dhe kuptimit tone mbi boten eshte e ndikuar prej miteve, qe transmetojme prej paraardhesve tane dhe me ane te cilave ne forcojme identitetin tone.No photo description available.
Ne Fushe Kosove serbet perkujtojne vrasjen e Car Llazarit; turqit perkujtojne vrasjen e Sulltan Muratit I, ndersa vendesit nuk po e perkujtojne heroin e tyre, Millosh Kopiliqin, por po grinden per sulltan Murat Pushtuesin. Nevoja per mitin shqiptar te luftes se Fushe Kosoves; nevoja per memorial kushtuar Heroit te Betejes se Kosoves, fisnikut arber Millosh Kopiliqit, i quajtur i tille nga studiues me autoritet shkencor nderkombetar.
Nevoja per te perkujtuar sakrificen sublime te mijera shqiptareve ne ate beteje dhe pushtimin peseshekullor qe na ktheu ne vendin me te prapambetur te Europes dhe njerin nder vendet me te prapambetura ne bote.
Kenga e fisnikut arber Millosh Kopiliqit
“N’Fushë Kosovë Murati i parë,
kamturqisht rrin fitimtarë.
Prej Drenice del një djalë,
fluturon mbi kalë të bardhë,
mespërmes i bien ushtrisë,
shkon e i falet naltmadhnisë.
Tungjatjeta naltmadhni,
jam një arbër vendali,
shpata jote nuk u theka,
hovi yt prapë s’u ktheka,
kurrë ma mirë
ti s’ke dhanë provë
sesa sot në Fushë Kosovë.
Un kam ardhë pa vonue
ta puth dorën me t’nerue.
Zgjatët mbreti i jep kamën,
ngrihet djali i ban gjamën,
mik pa thirrë
ki ardh prej Azie n’Dardani,
me na marrë magjet e miellit,
me na zanë hiset e diellit,
gjithë ushtrinë e paq me shnet,
kjo Arbni ka bijt e vet,
ta vej kryet maje kapices,
jam Miroshi prej Drenicës,
mbret e krajl shpesh gabohen,
t’bijtë e Arbnit nuk poshtohen”.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.