GJOKA Albert Nikoll (06.12.1975), Gazetar, publicist, studiues letërsie, Dr. i shkencave.

Alberti lindi në Lumbardhë të Fushë Arsit. Arsimin e mesëm e vazhdoi në gjimnazin “Naim Frashëri” në Durrës(1994) dhe pastaj vazhdoi studimet e larta në Fakultetin Histori-Filologji, dega letërsi në Tiranë(1994-1998). Doktoraturë në studime letrare në Departamentin e Letërsisë të Fakultetit Histori-Filologji të UT-së(2012-2018), kur mori titullin “Doktor i Shkencave” me tezën”Proza e shkurtër e Dhimitër Shuteriqit”. Që në periudhën e studimeve është marrë me gazetari; ka punuar reporter, ekspert i mediave, redaktor dhe kryeredaktor në disa të përditshme shqiptare, apo institutcione kulturore. Kordiantor i Fondacionit “Velija”(1999-2001). Ekspert i UNDP-së për Marrëdhëniet me Publikun dhe Kordinator i OJF-ve pranë Paktit të Stabilitetit, Ministria e Punëve të Jashtme(2002-2003);redaktor përgjegjës në Alsat(2002-2003), zevendëskryeredaktor dhe kryeredaktor në gazetat “Ekspress”, “Politika”, “Shekulli”(2004-2011); ekspert komunikimi i kontaktuar nga UNICEF pranë MASH(2011-2012); pedagogg i jashtëm pranë Unversitetit “Kristal”(2011-2014); Ndër nismëtarët e medias online në Shqipëri; themelues i mediave si “Alblink.com” dhe “Dielli.al”; themelues dhe menaxher i librarisë online “Bukinist. al”, më të madhes në vend. Njëherësh ka punuar si redaktor në revistën “Mehr Licht”, bashkthemelues dhe bashkdrejtues i revistës letraro-kulturore online “Palimpsest. al.” dhe ka bashkëpunuar me revistat letrare “Pasqyra e të rrfyemit” dhe “24 orë”. Ka botuar disa artikuj studimorë për Lasgush Poradecin, Jeronim de Radën, Gjovalin Gjadrin, për letërsinë e realizmit socialist etj. Në kohën e studimeve universitare dhe më pas, ka botuar disa cikle me poezi në revistat letrare të kohës, për të cilat ka marrë vlerësime nga kritika dhe lexuesit e specializuar.
Ndër vite ka marrë pjesë në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e studimeve letrare dhe kulturore organizuar nga universiteti i Kozencës në Itali, Akademia Albanologjike Tiranë, Universiteti i Tiranës, i Elbasanit, Universiteti Europian i Tiranës etj.; ka publikuar punime shkencore në revista akademike brenda dhe jashtë atdheut si: “Comunique literary magazine” (Georg Christe University Rumani); “Studime filologjike”, “Poeteka”, “Pasqyra e të rrëfyemit” etj. Pjesë e aktiviteteve të tij kanë qenë edhe ekspertizat në disa projekte si Pakti i Stabilitetit, COMBI etj. në fushën e komunikimit pranë organizatave ndërkombëtare si UNDP, OBSH dhe UNICEF (2000-2013).