Gjysem te vertetat merren seriozisht, genjeshtrat hidhen poshte lehte.
Nje urdher nuk shpreh qendrimin e Qeverise Osmane. ka nje sere vendimesh, urdherash e llogaritjesh osmane per Shqiperine, qe tregojne se Perandoria Osmane dhe ne buze te gremines donte ta merrte me vete, deri tek organizimi i rebelimit te Shqiperise se Mesme dhe permbysjes me dhune te shtetit shqiptar, ku turqit jane te implikuar drejtperdrejt.
Në udhën e përpjekjeve të udhëheqësve shqiptarë për të themeluar një shtet kombëtar, para se fqinjët ballkanas të shpërthenin luftën që po përgatisnin, radhitën edhe tratativat që Ismail Qemali zhvilloi me qeverinë osmane në Stamboll, në ditët e para të shtatorit të vitit 1912, gjatë të cilave ai do ti kërkojë Portës së Lartë që Shqipëria të organizohej si një njësi shtetërore autonome, që do ta bënte atë dhe shqiptarët një faktor të rëndësishëm në qëndresën kundër invazionit eventual të aleancës ballkanike. Por Porta e lartë nuk i përfilli propozimet e Ismail Qemalit duke e mbyllur edhe këtë mundësi që i’u ofroi politikani dhe diplomati i shquar shqiptar për organizimin e Shqipërisë, si shtet autonom para fillimit të Luftës Ballkanike.
Po në datë 27 nëntor në Janinë thirret një mbledhje e jashtëzakonshme e këshillit administrativ të vilajetit nga valiu osman, i cili i nervozuar kishte thënë: “Këtu ështe tokë otomane dhe ka vetëm otomanë. Kërkesat e shqiptarëve nuk mund të plotësohen. Para se të realizohet kjo ngjarje nuk do të mbetet gur mbi gur. Në një telegram shifër dërguar më 28 nëntor, përmbajtja ishte: “Ismail Beu me shokët e tij erdhi në Vlorë dhe mbajti kuvendin për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërise”. Presim përgjigjen tuaj.
35. BOA, BEO,dosya 4090, 306 726, Telegram i Kryeministrit të Perandorisë Osmane dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku theksohet veprimtaria e Ismail Qemalit në prag të shpalljes së
pavarësisë dhe fakti që Porta nuk do ta pengojë atë nëqoftëse ai e shpall autonominë e Shqipërisë nën protektoratin e perandorisë. Porta e Lartë, 16 nëntor 1328 ( 29 nëntor 1912). shih;
Ismail Qemali.(Përmbledhje dokumentesh…),f.6
Në përgjigjen dërguar qeverisë së vilajetit të Janinës nga Këshilli i Ministrave Osmane [Meclisi Vükela], më 30 nëntor të muajit të kaluar lidhur me armëpushimin e afërm i bëhej një lutje Ismail Qemalit, ku theksohej: “Perandoria ka marrë përsipër që e gjithë Shqipëria të organizohet si një administratë autonome, pa pranuar që ajo të ndahet [nga perandoria]”37
Porta nuk do ta pengojë atë nëqoftëse ai e shpall autonominë e Shqipërisë nën protektoratin e Perandorisë Osmane. Por në të kundërt, Qeveria Osmane nuk mund ta pranojnë përzierjen në këtë mendim të Fuqive të Mëdha, veçanërisht sugjerimet Austriake dhe Italiane.38
Më tej theksohej se Porta njihte vetëm autonominë e saj me një princ mysliman në krye. Përsa kohë vazhdonte Lufta Ballkanike, Portës së Lartë si interesonte konflikti me Shqipërinë.
Sipas një telegrami sekret të datës 29 nëntor që i dërgohej qeverisë Ruse nga ambasadori i saj Girs, theksohej se Ministri i Punëve të Jashtme të Perandorisë Osmane Gabriel Beu theksonte se: “Shqipëria do të vihej në varësi vasaliteti kundrejt Perandorisë Turke dhe do të qeveriset nga një princ prej familjes së Sulltanit39.
Edhe në telegramin e mësipërm u pa qartë se qeveria osmane përpara se ti kthente përgjigjen Qeverisë së Vlorës, e kishte marrë tashmë vendimin e saj në lidhje me çështjen e njohjes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare. Asaj i interesonte më shumë vetëm fati i Luftës Ballkanike dhe çështja e armëpushimit sesa fati i shqiptarëve.
37. AQSH. F.71, D.1, dok.nr.449, kopje turqisht, telegrafuar nga Stambolli, (përkthim). Botuar në
“Qeveria e përkohëshme ….”, dok.nr.48, f.51.
38.BOA, MVZ, dosya no.171/77; Telegram i Kryeministrisë të Perandorisë osmane dërguar
Ministrisë së Punëve të Brendshme.
39.AVPR, Koleksioni i dokumenteve Ruse që ndodhet në AIH, R.29. Telegram sekret i ambasadorit të perandorisë së Rusisë, Kostandinopojë dërguar Departamentit të parë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Sankt Petërsburg. Pera 16/29 nëntor 1912
Konferenca Ambasadorëve në 17 dhjetor 1912, vendosi që të themelohej një Shqipëri autonome nën sovranitetin ose suzerenitetin e Sulltanit, si dhe nën garancinë dhe kontrollin ekskluzive të gjashtë Fuqive të Mëdha. Shqipëria u shpall shtet asnjanës. Ky vendim u mor në bazë të dy propozimeve atij të Rusisë që kërkonte krijimin e një shteti autonom shqiptar, nën sovranitetin e sulltanit, dhe propozimit austriak që kërkonte një Shqipëri autonome nën suzerenitetin e sulltanit.
Kjo shënoi një hap prapa në lidhje me arritjen e popullit shqiptar shpalljen e pavarësisë dhe njëkohësisht një hap para në raport me kërkesat e shteteve fqinje për të mos lejuar ekzistencën e shtetit shqiptar në Ballkan.51
Vendimi i Konferencës së Londrës hasi në kundërshtimin e rreptë të qeverisë osmane. Sipas saj, Konferenca e Ambasadorëve kishte të drejtë të shfrytëzonte vetëm kërkesat e monarkive ballkanike që kishin fituar luftën. Kërkesa e palës shqiptare, nuk kishte bazë politike dhe juridike, pasi shqiptarët ishin nënshtetasit e saj, si rrjedhim marrëdhëniet e tyre me të ishin çështjet e brendshme të perandorisë. Edhe argumenti që paraqiti Porta e Lartë, për të kundërshtuar shpalljen e pavarësisë nuk ishte pa baza juridike.52
Njohja e pavarësisë së plotë të Shqipërisë nënkuptonte për Portën, jo vetëm cënimin e sovranitetit, por edhe gjymtimin territorial të Perandorisë Osmane. Sipas tyre, Fuqitë e Mëdha nuk kishin të drejtë të kryenin operacione që i shkëpusnin Perandorisë Osmane territore në favor të një shteti të sapo shpallur dhe të vetshpallur, siç ishte Shqipëria, me të cilën shteti osman nuk kishte qenë në luftë të armatosur dhe nuk ishte mundur prej tij.
51. Valentina Duka, “Histori e Shqipërisë”, Tiranë: ShBLU, 2007, f.29
52. Kristo Frashëri, “Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë”, Tiranë: “Kristalina-KH”, 2008, f.113
Çështja Shqiptare në arenën ndërkombëtare nuk ishte e qartë. Qeverisë së Vlorës i duhej të përballonte,jo vetëm kundërshtimin e rreptë të fqinjëve ballkanike, por edhe atë të vetë Perandorise Osmane prandaj ajo u mundua të ruante ekuilibrat me të dyja palët. 54
Inaktiviteti i trupave osmane në tokat shqiptare, 55 toni këshillues, që përshkonte telegramet e kryeministrit Qamil Pasha drejtuar Ismail Qemalit, 56, flisnin për një trashëgimi të përbashkët osmane e cila nuk mund të largohej me lehtësi. Nga ana tjetër vendimi i ndërkombëtarëve, për ta shpallur Shqipërinë provincë autonome nën sovranitetin e Portës së Lartë, konfirmonte se sovraniteti osman ishte ende në fuqi në viset shqiptare dhe varësinë nga Perandoria Osmane. Si provincë autonome Shqipëria nuk mund të ishte subjekt më vete në marrëdhëniet ndërkombëtare. Padyshim kemi të bëjmë me një status të ri të Shqipërisë në të drejtën ndërkombëtare, e cila nga një province e thjeshtë e Perandorisë Osmane bëhet një njësi autonome e saj.57 jo, duhej të përfaqësohej nga shteti suzeren, pra Perandoria Osmane. Rrjedhimisht, Shqipëria duhej ta ndiqte perandorinë në çdo situatë juridike, pra edhe në gjendjen e luftës, me të gjitha pasojat që rridhnin prej saj. Kjo pozitë juridike e shtetit shqiptar lejonte edhe praninë e forcave osmane në territorin e tij. 58
54. L. Dushku, “Kur historia ndau dy popuj fqinj…, f.154.
55. AQSh, F. 886, D. 745, fl.17. Repartet e ushtrisë turke që ndodheshin të shpërndara në rrethet Berat, Lushnje, e Fier nuk pranuan të hynin në luftë, madje pati midis tyre (si ato të komanduara nga Xhavit Pasha e disa oficerë të tjerë) që hynë në bisedime me serbët për t’iu dorëzuar atyre, me tej shih: A. Hamdi, Arnavutluk Hakkinda(Rreth Shqipërisë), “Shkaqet e disfatës së ushtrisë osmane”, i shkruar më 1913. Stamboll, 1920.
56. AQSH, F.1501/3, V.1912, D.27, fl.16-17, Raport i Konsullatës italiane në Vlorë për Ministrinë e Punëve të Jashtme , Vlorë, 11 dhjetor 1912.
57. Arben Puto, E drejta ndërkombëtare publike, Tiranë: Botimet Dudaj, 2010, f.117
58. Arben Puto, Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit (Përmbledhje dokumentesh me një vështrim historik), Vëll. II (1912-1918), Tiranë : “8 nëntori”, 1987, f.25-26.
“””””””””””””””””””””””””””