Si sot, më 1878.. u lind në ishullin e Salaminës, politikani, ushtaraku dhe diktatori Theodor Pangalos..
.. I lindur në një familje shqiptare dhe nip i një heroi arvanit të Revolucionit të 1821-shit, ai ishte krenar për gjakun e tij shqiptar deri kur vdiq.. Më 1925, ai ngjitet në krye të shtetit grek, me anë të një grushti shteti të përgjakshëm,..
.. Me ardhjen e tij në pushtet, ai e shpalli veten “diktator kushtetues” dhe president.. Ardhja e tij n pushtet, u bë në kohën e duhur për shtetin e ri e të brishtë shqiptar.. Ai ndaloi, burgosi dhe ekzekutoi organizatat “vorio-epiriote”.. Preu investimet për çdo lloj veprimtarie anti-shqiptare.. Njohu komunitetin çam si pakicë shqiptare dhe premtoi rikthimin e trojeve të çamëve të shpërngulur në Turqi.. Bëri marrëveshje me qeverinë shqiptare për hapjen e shkollave shqipe në territoret shqipfolëse të Greqisë.. Por maja e të gjitha meritave të tij, ishte fjalimi i tij pro-shqiptar në Lidhjen e Kombeve.. Duke shpallur botërisht se Shqipëria është një vend mik dhe se politikat e mëparshme ekspansioniste të qeverive greke në kurriz të Greqisë, nuk kanë bazë morale dhe juridike..
.. Teodor Pangalos rrëzohet gjithashtu prej një grushti shteti.. Por qëndrimi i tij i shkurtër në fuqi, masat e ndërmarra dhe pozicionimi i tij i hapur pro-shqiptar, i dhanë oksigjen shtetit të atëhershëm shqiptar dhe çështjes shqiptare nëpër Europë..