12.5 C
Tiranë
E mërkurë, 11 Mars 2026

Nikolle Loka

Deri tek ëndrra jote
Deri tek ëndrra jote,
ngjitem
me fluturimin e zogut,
në shtatë bjeshkë
hirëplote,
çlodhem
në shtatë lëndina shprese,
dhe vi
tek hija jote,
e të ulem mbi vetull,
pa të prekur,
qerpikhënë e bjeshkës.
Ndalem
ta prek ëndrrën,
dhe pi etje me ëndje,
ndjej
se më tradhëton loti,
kur më ftoh fryma jote,
me gjithë akullin
që shpirti ka brenda.
Mund të jetë një imazh i 1 person, qiell dhe teksti
Shoh një shesh
Shoh një njeri në shesh, vetëm një,
një njeri që qesh, që qan, ofshan, dhe botën e zhbën,
pastaj botën e krijon diku matanë.
Shoh një botë të vranët që hesht, që hesht, që hesht,
një shpirt që s’bzanë,
një sy të keq,
dhe një hendek deri matanë…
Shoh një shesh pa njeri,
as unë as unë, as trup as hije,
as ti,
nuk mbeti asgjë,
as pamje, as zë!
“”””””””””””””””””””

Ti do të jetosh patjetër!
Ti ec ngadalë, çalë-çalë
e nganjëherë të ndalet fryma,
të tjerë ngjiten,
ti duhet të fluturosh me vetëtima,
pse u dashka që të zvarritesh!
Lartësitë pse po t’i shkurtojnë,
ta ngathin hapin duke ecur,
të nxjerrin bosh,
që mos të jetosh,
por ti lartësohesh patjetër!
Deri sa të jetë kjo tokë mbi glob,
nuk të kafshon çakall as dhelpër,
urrejtja nuk të josh,
s’ta sjell dëshirën për të vdekur,
asnjë kokë bosh!
Ti do të jetosh patjetër!
S’të kap asnjë kafshim nëpërke,
mbi gremina di të fluturosh,
krenare je si shpend i egër,
zvarritjen ta përçmosh!
Ti do të jetosh patjetër!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.