0.5 C
Tiranë
E premte, 7 Shkurt 2025

Nikolle Loka

AFTESIA PER REFLEKTIM

Ky eshte Mbreti i Belgjikes Leopoldi III, familja e te cilit e krijoi kete shtet ne vitin 1831. Si familje adhurohet nga belgët pa përjashtim, por nuk ka ndodhur që ata t’ia falin ndonjë pjestari të kësaj familje gabimet apo fajet. Aftesia per reflektim eshte njeri nder faktoret e mrekullise ekonomike dhe stabilitetit shoqeror belg.Mund të jetë një imazh i 1 person

Me fillimin e luftes me Gjermanine, Kryeministri i sugjeroi Mbretit Leopold III qe qeveria te dorehiqej dhe vete Mbreti te kalonte ne Britani ku te formonte nje qeveri ne egzil, pasi armata belge nuk mund ta ndalonte ushtrine hitleriane. Mbreti ishte pergjigjur se:”Unë jam një qytetar belg dhe do të qëndroj deri në vdekje ketu”.

Pas pushtimit të vendit, Leopoldi i zene rob, nenshkruan kapitullimin e Belgjikes dhe merret peng ne Gjermani, pasi nuk pranoi të.qëndronte “mbret” formal nen Fyhrerin gjerman.

Megjithate Hitleri ia kurseu jeten dhe i beri nje internim luksi ne nje keshtjelle, prej nga u.lirua prej ushtareve amerikane qe moren qytetin.

Kur mbaroi lufta dhe Mbreti Leopoldi III kerkoi te merrte kuroren, belget nuk e pranuan as per qytetar te thjeshte, me argumentin se kishte nenshkruar pushtimin e vendit.

Demonstrata te medha shperthyen dhe Leopoldi III u detyrua te kthehej ne Gjermani, duke abdiguar ne favor te djalit te tij, Mbretit Baudouin.

Belget respektuan institucionin, Familjen Mbreterore, e cila vazhdon ta udheheqe Belgjiken edhe sot. Megjithate, ata nuk e lejuan Leopoldin III qe u kishte dhene belgeve si koloni Kongon, 80 here me te madhe se Belgjika, te qendronte ne fron, pavaresisht meritave personale apo familjare.

Jo pa veshtiresi dhe vetem pas nje referendumi popullor, Leopoldi III u pranua te jetonte ne Belgjike si qytetar i thjeshte.

U ngrite mbi vetveten

U ngrite mbi vetveten me vrull,
drejt e në këmbë,
me frikë se do të rrëzohesh.Mund të jetë një imazh i rrugë
Provove ta kapërcesh pengesën e parë,
frikën ndaj të panjohurës…
Qëndrove mbi një urë,
për mbështetje zgjate dorën në ajër…
Kishe nisur një udhë,
i trembur mos gabove,
botën doje ta mbaje në duar,
për qejf ta rrotulloje.

Veç munde t’i ndërrosh hapat ngadalë,

pa e ditur ç’po ndodhte,

si u nise,

me këmbën e majtë a të djathtë,

le të mbetej për më vonë,

përgjigjen le ta jepte koha!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.