11.5 C
Tiranë
E premte, 18 Prill 2025

Niku Ramollari

KUJTIMET I KAM PËR VETE.

Në studion e një piktori u ula
Të pozoja për të si model,
Diku në tavan sytë i ngula
E piktori dorën mbi penel.
Piktori vështrimet nga mua
Dhe unë sytë e mëndjes mbi ty,
Kujtova kur me the: të dua
E rrufetë që pash në ata sy…
Kujtimet të gjithin më pushtuan
Dhe mëndjen e ktheva në penel,
Oret, minutat me ty m’u kujtuan
Tik-taku breg detit më ka ngel.
Çastet më të bukura nuk të lenë
As mëndjen nuk ta lën të qet,
Kujtimet të sollën bregut si sirenë
Dhe castet me mua në det.
I ulur në stol si i ngrirë u mpiva
Dhe u ngrita ti afrohem piktorit,
Kur pash ç’kishte bërë sa s’ngriva
Si të ishte acari i dhjetorit…
Në telajo nuk isha unë pikturuar
Por ti që më erdhe në kujtime,
Mendimet që më kishin fluturuar
Nga kanavaca e mëndjes time…
Piktor, cfarë po shikoj?
Më tha: kujtime pikturoj.
Nuk pozoj më, kujtimet i kam për vete.

Niku Ramollari

20 janar 2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.