7.5 C
Tiranë
E martë, 17 Shkurt 2026

Niku Ramollari

DHE VJEN NJË DITË…
Vjen nje moment nuk e di se kur por qe do kerkosh te besh bilancet e jetes tende.
Ato qe bere,
Ato qe s’bere dhe
Ato qe duhet te kishe bere.
Ndoshta s’eshte aq e thjeshte por ja qe duhet.
Nese nuk i ben me te tjeret ndoshta me veten po, mundesh.
Mundohesh te rikujtosh kohet kur erdhe ne jete.
Padyshim ti kane thene se ti nuk mban mend asgje.
Rikujton vitet pergjate rritjes.
Mendon dhe per fundin.
Disa fundi i tremb.
Disa i lumturon.
Mundohesh te vesh veten ne peshore krahasuar me te tjere.
E cfare ndodh?
Diku gjen veten.
Diku e urren ate qe duhet te ishe.
Diku do kerkoje te ishe si Ai, si Ata.
Dhe kur ben bilancet e vetes gjykon veten nepermjet te tjereve.
Shikon te tjetri ate qe nuk e ke dhe do doje ta kishe.
Pyet veten: “pse nuk e ke?”
Po Ai pse e ka?
I njeh njerzit, tipat, karakteret.
Nuk njeh veten? Nuk e njeh?
Do doje ta njihje?
Epo vjen nje cast dhe flet me veten: “jo kurr nuk do te mundja te behesha servil”
Pastaj mendja hallakatet per rreth.
Shikon.
Analizon.
Ti pa shtepi, pa pune, pa para.
Ai dy vila, servili, nje ne qytetin ku banon e tjetren buze detit.
Ai veshur firmato.
Ti ze miqesi me shitsit ambulant te rrobave te perdorura qe doren e pare te mallit ta shohesh ti i pari. Do dhe ti te vishesh bukur.
Ske…
Ai e pi cigaren Marlboro dhe ti mundohesh nese e ke nje cigare do e pish tre here ose do bredhesh shitsave te duhanit te hapur.
Ti me zor e pi nje kafe dhe ul koken kur miku apo shoku te thote: “ej Nik eja pije nje kafe”
Ai shtrohet tavolinave te restoranteve dhe zhyen buzet ne yndyren e mishit te pjekur, dhe rrekete e veres i lagin buze dhe mjeker.
Ti hesht.
Ai qesh.
Qesh….!?
Qesh apo zgerdhihet?
Po sa rendesi ka do thote dikush.
Fundja nje grumbull kocka do jesh….
Ndoshta ka te drejte.
Ndoshta jo…
Po pak rendesi ka.
Ja ku jam.. hiç, zero,
Ndoshta duhet ta kisha bere dhe une pak servilizem.
Po si….!?
Bej cudi me veten kur ne momente deshperimi them: “po ctu deshen librat o trap, shiko, injoranti milioner”
Ti….
Ti dhe breket shyqyr zotit qe i mbulon me pantallona se i ke te grisura.
Pastaj si neper enderr mendon se si do dukeshe te beheshe servil.
Do i rrije shefit, kryetarit apo kujtdo qe do kishe interesa pas bythe.
Do i beje qefin, do i rrihje shpatullat, do e mburrje per arritjet e tija duke e quajtur me te zgjuarin ne bote dhe pse mund te ishte super injoranti ne planet.
Do i sherbeje.
Do beje pazaret qe gruaja e tij ti kish bere ne nje liste.
Do te conte per te blere nje pakete.
Ndoshta do arrije deri atje sa pasi te drekonte ai do pranoje te te urdheronte te haje ckishin ngelur nga tavolina e tij.
Dhe ne kete trajtim qensh ti smundesh ta mendosh me veten nje servil model.
Nuk mundesh.
Je kultivuar ndryshe fal vetes.
Ja pra lindur per te qene ndryshe.
Ne kete vorbull mendimesh mendon se si do ishe sjelle kur motra apo vllai te te braktisnin per dy gisht prone sikurse ndodh e kemi degjuar.
Mendon sa harbute do sillej nje djal xhaxhai per nje cop gardh, per nje rruge apo per ujin qe perdorni per vaditje.
Mendon po sikur te te ndodh edhe ty si njerit apo tjetrit qe motra apo vellai tregohen aq harbut sa te perjashtojne nga e drejta e trashegimise, harbutshe, pa sens, dashuri dhe llogjik.
Dikush merr hanxhar dhe sopata e ti ul koken i neneshtrohesh fatit.
Largohesh.
Nje jete e tere djegur aq sa zgjat nje kunje shkrepse e djegur.
Dhe vjen nje moment qe Malli dhe Urrejtja vihen perball.
Kane ngritur dhe vringellijne armet..
Luft Mall dhe Urrejtje.
Ne kete rremujhane brenda vetes vjen nje moment qe arbitri i karakterit tend kalitur vitesh merr rolin e arbitrit.
Arsyeja….
Fillon ajo betejen brenda vetes.
Pastaj therret ne ndihme kodin e etikes.
Natyren njerezore.
Kuran e bibel bashke.
E ndersa citon biblen “nese te bie ne nje faqe kthei tjetren”,
Ndjen se faqja te dhemb, te djeg.
Aq djeg sa instiktivisht vendos pellemben ne faqe.
Pervelon.
Ne bilancin tend per gjate viteve te jetes ben inventarin e shpullave qe ke ngrene dhe ben te ulerasesh:
-Mjaaaaaaft….
Boll me.
Tu bene faqet shoshe nga shpullat e jetes..
Nje ta rrasi me shpulle opinioni i mbrapsht i para 30 vjeteve.
Dhe ti e durove.
Ateher kur e hengre nuk e ndjeve por sot dhemb.
Sot dhemb se jemi po njesoj si me pare.
Ndare tufash dhe parcelash.
Por me pak ndryshim..sot…
Duan pa behen pjese e tufes ndersa dje tufat quheshin klasa.
Emra cudish..
Te deklasuar, kulak, me biografi te keqe, klasa puntore, femije kuadrosh, komunist, rini e aksioneve.
Te moralshem e te pamoralshem.
Te brymosur me ideale partie e reaksionar, borgjez a ku di une lloj lloj epitetesh..
Te moralshem?
Te pamoralshem?
Nuk e di por sot me duken absurditete.
Partia qe edukon brezat e rinj e parrulla si keto qe trumpetoheshin me te madhe nga Sekretare byrosh, sekretare rinie, kryetar fronti, komisar e pordhi kali si keto…
Elita qe drejtonte te predikonte moral te zhyer ne imoralitetin e vet qe ne emer te Partise te Pallonte nder ara, fabrika kantiere.
Predikonin se Partia do ne rradhet e veta njeres te moralshem dhe jo armiq te klases.
E pra….
Keta armiqte e klases dalloheshin si nata me diten me pjesen tjeter gjoja te moraleshme.
Perher te heshtur dhe koke ulur.
Kuadrot?
Kuadrot e dikurshme si kalldremet e qyteteve tona qe Rilindja i beri per fasade dhe brenda tyre mbajne mbuluar abuzime monstruoze me parate e qytetareve.
Dhe nen fasaden e kuadrove te partise Pallimi ishte ne mode por kudo heshtej.
Eeehhh moj Parti..
Oho ho ,
Qef o qef..
Dhe sot qe une bej bilancin e jetes time them:
Po mire mo dhe une dija te palloja.
Pse se bera?
Fundja cuditerisht ne se dime qe do vdesim dhe ata e dine duke perdorur sllogane te pa shpallura “bej qef se do vdesesh”
Sot keta palluesit e djeshem te pallojne dhe sot.
Te marrin toka e prona.
Vjedhin ku te mundin e si te mundin.
Per nje vend pune te pallojne xhepin dhe nese xhepi eshte i shpuar te duan pallim sa te jesh ne pune deri ndoshta deri ne buze te varrit.
Duket sikur thone: ” ej prit te te fus pallimin e fundit qe ta mbash mend per ne boten tjeter”
Ndersa ne duke bere bilancin e jetes del qe karakteri dhe edukimi yne ne menyre te pavarur na ka bere te ruajme disa norma te moralit dhe sjelljes.
Paskemi lindur per tu palluar or njerez.
Madje ajo po ndodh dhe me mua tani.
Duket sikur ky bilanc jete qe po i bej vetes sikur ma ka hipur persiper dhe po me pallon para dhe mbrapa….
Do doje te ishe si Ai apo Ajo qe sot predikojne dhe genjejne ne menyren me te paturpshme fushatave elektorale.
Disa genjejne e shume besojne.
Disa bejne sikur besojne dhe brohorasin se jane te lindur per tu servilos.
Disa brohorasin se aq dine dhe aq jane shkolluar per te kuptuar se cndodh.
Do doja te genjeja qe te mundja te behesha deputet a ku di une cfare tjeter boll qe ti hipja pushtetit kaluar…
Pushtet=Para…
Gjithe kjo pseudo parajse trumpetuar te vret me pamundesine qe dhe ti te ishe pjese e tepsise ku te ngulje lugen tende por qe kurr sdo mundje ta arrije nese nuk do te tjetersoheshe si njeri.
Oooo Bilanc…
O te lutem boll po me pallon me pamundesite e mia per tu bere dikushi…
Pallimi vazhdon dhe une qe lodhem te vazhdoj me bilancin e jetes sepse po e kuptoj qe dhe Bilanci e paska mendjen per te me palluar.
Paskemi lind per te vuajtur por shume jane te lumtur ne Repupliken Shqiptare te Pallimit.
Si padashur po ndjej dhimbje ne fund te shpines.
Bilanci me paska palluar.
Ropt ku ti kesh Bilanc.
E cfaj ka bilanci se une u tregova trap gjith jeten?
Jemi qenie njerezore dhe sot po kuptoj se te gjithe jemi lindur per pallim.
Do apo sdo prano o njeri se sot ska parti por dy klasa.
Palluesit dhe te Palluarit.
Lindur per tu palluar.
Do i propozoja kuvendit te ardhshem qe pallimit ti ngrinin nje permendore dhe ball saj te shkruanin :”Republika Shqiptare e Pallimit.
(Ps-kush e lexon deri ne fund dhe nuk i pelqeu me mire te mos e lexoje fare)
Niku Ramollari
LUSHNJE 2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.