“”””””””””””””””””””””””””
Zgjim Pas Shumë Dekadash
Ata humbën një natë, shumë netë në kujtime që vinin në adres, herë të lotuar, herë të qeshur s’i dielli kur lind, për të ndriçuar rrugën, shpirtin.
Ata, rishtas u takuan, dhe pse koha nuk kish venitur asgjë për tu harruar, apo fshirë nga ditari kujtimeve
që zbriste rrëmbyeshëm si Vjosa nga shtrati saj.
Ajo natë, ndryshoi ngjyrë, qiellit i shtohej bluja
me zjarre yjesh.
Humbën në det fjalësh, në kujtime
Rizgjuan kohën e shkuar
Të tashmes i ndërtuan prita.
Humbën me erërat e thyera
Rishtaz u zgjuan sërisht
Copëza kujtimesh lidhën perlat,
Copëza puthjesh fly pikturuan
në bebza të syve të tyre..
Ata, u zgjuan nga ajo agoni që i kish
ndryshur si dekada jetë
U dëgjuan shumë trokitje, herë të forta si kamban e zhurmëshme mëngjesi.
Koha, kish afruar fytyrat e largëta ndër kohë,
ku fantazitë ishin çekujlibruar gjer në marramëndje
apo çmënduritë e natës.
Në xhepat, bashkuan letrat e kohës së grisur
për ti lexuar me zë, si një përulje faljesh.
Si një rënkim nëntoke dëgjonin njerë- tjetrin,
ndoshta malli kish thyer brinjën e majtë,
dhe zemra shpesh ndiente krisje gjer në dhimbje të thershme.
Sytë bisedonin në heshtje të përulur duke falur dhimbjen e kohës së shkuar, duke trokitur, rendur pas dritave të shpirtit që ishin ndezur si Hëna në mrekullin e saj të rrall.
Përqafimi ekstradoi në gojët e tyre pēr të heshtur, duke ndjerë lotin e vakët, në bashkim të buzëve në shije deti, në shije malli.
Ndoshta dashuria kish humb fjalët në detin e thellë të ëndrrave të prekura pas shumë dekadash!
By Joki Mati 21.05. 2022