15.5 C
Tiranë
E mërkurë, 15 Prill 2026

Nina Maty

Nina Maty ka lindur dhe rritur ne qytetin e Durresit.

Universiteti “Aleksander Moisiu” , Durres Diplomuar fakulteti edukimit Bachelor: Ekspert ne proces formimi Master Shkencor :Edukim në vazhdim Botuese e dy Librave poetik 1- Sytë E Shpirtit 2- Mister Ndjenjash.Pasioni per poezin eshte pjes e jetes,krijimtaria e Nina Maty ka nji te veçant,ajo i thur vargje dashuris dhe jetes s’ perditsheme.Esht nji nene modele dhe nji qytetare shembullore,krahas dy liberave te botuar ajo vazhdon rrugetimin me fjalen poetike.

Gjin Musa,gazetar dhe botues

Ika asaj rruge ngjyrë argjënd

ku Hëna shkelte çdo Natë,

dhe flokët vraponin të marra

kuturu s’i fjalët që gjuha lëshon

Ika asaj rruge ku drita ndodhej përpara

syve, e shihja çdo gjeth që fluturonte

nga shtrati humnerës së saj!

“”””””””””””””””””

“ BIRI BIJA IME”
Biri im, një ditë kur të vish në jetë,
Do të doja të më ngjaje nga sytë, vështrimi
por jo, Jetën tënde ndërtoje si do Ti,
Mos u lodh të pyesësh ne,
Ti do të jesh më i zgjuar,
Do dish më shumë seç të treguam.
Biri im, kurr të rritesh
ngjaji vetes tënde,
mos na kopjo
Bëhu idhull i tëndes vete,
Ëndrro gjërat e tua
asgjë mos merr nga ne
Koha, stili jetës ka ndryshuar
Ndaj Ti, ji vetja jote.
Biri im,
Diçka më therr në zemër
Amanet po të lë, kur mos të jemë.
Gjuhën amë mos e harro,
Mos harro jemi pellazg,
Gëzoju me nder rrënjëve të tua,
dhe kur mos të jem mbi Tokë.
Ti do dish shumçka doja të të thoja,
Se je gjaku im, ndaj pjesën tjeter plotësoje.
Jetoje jetën ndërtuar nga uni yt
Kopje e askujt mos u bë
Biri Bija ime, gjaku i shpirtit tim!

By Joki Mati 6.01. 2022

“”””””””””””””””””””””

TEKE FRYMËZIM
Kur vargu lind
Ecja ime lë gjurmē mbi rërë
Aty marr start gjithmonë
Mbushem me frymë,
dehem, dhe marr frymëzim
ndaj, mos më kërko asaj rruge të vjetër
Gjurmët do i gjesh, po t’i lë mbi rërë
ndiqi njëra pas tjetrës, në të majtë është deti
Diku tej, është një shkëmb, grryer nga erozioni
Aty jam unë, është vëndi ku pi një teke frymëzim.
Kur vargu lind,
Largësia më vjen pranë
Valët janë lajmëtaret e mia,
Vjen ti me vargun dehës
më pështjell gjoksit tënd
Fryma bëhet e shenjtë nga dehja!

By Joki Mati 27.12.2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.