13.5 C
Tiranë
E shtunë, 11 Prill 2026

Nizam Myftaraj.

TË LUTEM! NJË FOTFGRAFI

1

Moj e mira, Lulja e bukur!

O Tëndafili i rrallë me vesë!

Me mall, gëzim e shpresë:

Një fotogrrral, nga Ti, po e pres.

Që herët në mëngjes.

2

Bëj një foto të çastit!

Nëse nuk ka dritë:

Mjafton, pakëz dritë,

Që celulari rrezit.

3

Del një foto e bukur,

Që ngjall fantazi…

O mirakja ime, o mrekulli!

Për zëmrën e sytë e mi.

4

Po i sistemoj vargjet

Në një poezi, me titullin:

“Të lutem! Një fotografi”.

5

Kur, të shkruaja poezin e parë;

Sapo erdhi, një e tillë, ftografi nga ti:

E, vetiu, erdhën vargjet, si një ujëvarë,

Me shpejtësi e bukuri të rrallë.

6

Shtysa për këtë mundësi, je ti;

Ti, je muza frymëzuese:

Për jetë e poezi.

E pres, e pres, fotogafinë nga ti.

Nizam Myftaraj. Tiranë, më 4.2.2021.

“”””””””””””””””””””””

TROJET, KOMBI E GJUHA IME

1

Trojet, kombi, e gjuha ime!

Të shënjta të trija.

Të coptuara, të trija.

2

Ca nga armiqësia e pushtuesve…

Ca nga marrëzitë tona…

Si imitimi i atyre, që nuk ju fali krijuesi

Ato mirësi e mrekulli,

Që i fali me shumicë Kombit Shqiptar.

3

Një dukuri e ditur mirë nga ne…

Është se, u kemi falur të tjerëve,

Djersë e gjak pa kursim.

Që ata të fitonin pavarësinë.

E së bashku të gëzonim lirinë.

Por ata që u dhamë gjithçka,

gjithçka faktikisht gjithçka

4

E, ju rrallë, në të dy frontet…

Ballë për ballë, viheshin shqiptar.

Që nga koha e Skënderbeut e me radhë.

Sa që rilindasit me radhë

U drejtuan: Mjaftë punove për të tjerë…!

5

Po për gjuhën tonë kombëtare

Ç’qe kjo marrëzi!?

Nga dy vëllezër me plotë fmijë

U dashkërka të jetoj vetë një.

6

Gjuha e një kombi janë dialektet e krahinizmat e përkatëse…

Të gjitha sëbashku

Përbëjnë atë ushtri të madhe

Të pajisur, me të gjitha llojet e fjalëve e shprehjeve.

Që gjallërojnë, plotësojnë e ndihmojnë njëra-tjetrën

“””””””””””””””””””””””””””””

NË JETË, NË POEZI E SHKRIMET E MIA
1
Në jetë, në poezi e gjithë shkrimet e mia,
Së pari, je ti.
Shkruar bukur, me aq sa di.
Përcjell, me zëmër e shpirt,
Me artin e bukur, të mendimit poetik.
2
Shkruaj, shkruaj me besim e shpresë,
Që edhe në shkrime, të përjetësoj Ty,
Ashtu siç e meriton ti.
Se sa do ja arrijë: as vet s’e di.
Por, sa të jem me frymë, këtë e di.
3
O emira, e thjeshta, e bukura, si Hyjni.
Autore e poezive, je ti.
Je Ti, pa janë shkruar e do shkruhen poezi.
Janë hedhur e do hidhen në pentagrame, Melodi e simfoni…
E gjithë artet e bukura, lloji-lloji.
4
Edhe autorësin e vargjeve,
Po e shkruaj në emrin ti tim
Ashtu si më kë porositur ti.
Ty, të përulem me kënaqësi.

Nizam Myftaraj. Tiranë, më 3.2.202.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.