“”””””””””””””””””””””””
NJË HIDRO-PIKO-CENTRAL
1
Në Këto kohëra të vështira
Mbushur më turbullira,
Që sjellë krizën, kriza…
Po na ndihmon natyra
Me stuhi, reshje e shkreptima.
Ndrinë nata nga vetëtima…
2
Në këto kohë të vështita,
U mblodhëm nja 2-3 shokë.
Morëm nga 1 shihe plastike….
I vendosëm ditekt në shi….
Të mbusheshin plot me ujë shiu.
3
Shishet u mbushën
Me shi me ngjyrë,
Që nuk bënte për të pirë.
Të mos na vinte mundimi dëm;
Menduam se ç’duhej bërë.
4
Se, po na del për keq, nami i kotë.
Se gjoja, ne Shqiptarët,
Nuk dimë profesion…
5
I kërkuam ndihmë trurit, e na ndihmoi…
Për hallexhinjt, Shqipëri-Kosovë e tj..
Që nuk paguajnë dot energjinë.
6
Me atë ujë shiu në shishet plot.
Do bëjmë një Hidro-Piko-Central.
Të prodhoj energji.
E t’i jepet falas, si bamirësi.
7
Këtë projekt madhor,
Që nga përjetësia…
E përkrahu shkencëtari, Nikola Tesla.
8
Tesla, e pëlqeu, e u gëzua shumë,
Edhe tha se; është punë me mëntë.
Dhe për ndihmën të shpejtë;
Ta përçojmë rrymën pa tela.
9
Edhe ato shtylla e tela që janë;
Jua falim deputetëve tanë,
Kudo që janë.
Midis tyre, t’i ndajnë si të duan.
10
Por, t’i ndajnë, brenda në parlament.
Të zihen e të fjalosen për qejf…
Por me një kusht:
Të mos qëllohen me këpucë!
Sa për zhelesh, le të kapen e përflaken.
11
E gjithithë pamja e ahëngu;
Të jepen ditekt nga televizjonet krejt.
E populli, të kënaqet tuj qesh.
“”””””””””””””””””””””
MË FAL E TË FAL GËZIME
1
Mbretëreshë e shpirti tim.
Mbretëreshë e zëmrës time.
Më fal e të fal gëzime.
2
U zgjova me natë, pa gdhirë mirë.
Ti flije e qetë, sytë pa mbyllur mirë.
Me pamje hyjnore, merje frymë lehtë.
Më hipnotizove, më përfshive krejt.
3
Të mos prishja gjumin:
Të pëkedhla e të ledhatova, lelehtë-lehtë,
Të putha krejt, ëmbël e me lezet.
4
Me gjithë zemër, puthjet t’i dhashë.
T’i dhashë, e të përgjumur të pashë…
Ti fërkove sytë, e qeshe avash-avash.
E shijove puthjen time atë çast.
5
E përgjumur, më the si me magji:
Puthëm! Puthëm, përsëri e përsëri!
Puthëm ashtu, siç do ti!
Ti, që më bëre, të përjetoj, këtë mrekulli.
Nizam Myftaraj Tiranë, më 22.2.2022