POPULLSIA E SHQIPËRIS PAKËSOHET,
POPULLSIA E BOTËS SHTOHET
1
Ka ndodhur shpesh,
Në historinë e kombit tonë,
Që Paria,
E ka patur mëndjen tek pasuria,
Që vjen nga vjedhja e Tradhëtia.
2
E shpëtimi i mundshëm,
Ka ardhur nga vegjëlia, në pasuri.
Dhe nga ata që dhanë jetën pasurinë,
Për të mbrojtur e ndërtuar Shqipërinë.
3
Po sot; Shqipëri,
Më thuaj,
Si je?
4
I janë
Zënë sytë.
Atij që nuk e sheh.
5
Të gjithë e shohin
Por dora s’ka jep.
Diktatura e kriminelëve
Nga trojet po i ndjek.
6
Diktatura e popullit
U tretë, bashkë me atë.
Që hajdutët e kriminelët,
I shënonte e i edukonte një nga një.
7
E, Vaso Pasha me Fan Nolin
po na flet:
Forcë e madhe demokracia.
Me votën e lirë vjenë mirësia.
8
Vegjëlia Shqipëtare;
Prej gjumit e frike, u çoni!
Këtë klasë politike,
Në pension e çoni.
9
Gjithë çfarë kanë vjedhur:
Për popullin e çoni!
Nga hajdutët e të paaftët:
Shtetin e pastroni!