7.5 C
Tiranë
E mërkurë, 21 Janar 2026

Nizam Myftaraj

LULE NË KURORË
Lexim, meditim e reflektim …
Ju sjellët veç mirësi e gëzim!
Ky Përmeti ynë, plot me perandor.
I rrinë Shqipërisë: Lule, në kurorë.
Me gjithë lulet që ka Shqiptaria:
Do mposhtet, gjithë ligësia.
Nizam Myftaraj . Tiranë, më 20.8.2021
QË KUR TË PASH TY
1
Sa herë të shikoj, të adhuroj.
Të adhuroj, edhe kur s’të shikoj.
Çdo çast, që shkon e vjen:
Të përmalluar më gjen.
2
Nuk njiheshim fare.
Tani më mer malli shumë.
Të shikoj me sy,
Apo të kem…,
Një përshëndetje nga ti.
3
Të kem një përshëndetje…
Me gojë, me shkrim
Apo një fotografi…
Apo sido që të vijë…
Mjafton, të jetë nga Ti.
“”””””””””””””””””””

M’U ANKUA HËNA
1
M’u ankua hëna.
Kish dëgjuar ca gjëra:
Ankesat, të tëra …
2
Erdhi duke folur e qarë:
Ata e ato, ankohen.
Kotë fare:
Më bëjnë gabimtare.
3
Kotë, mërziten nga unë.
Kam parë e dëgjuar shumë…
“Grrëq”, gojën, unë.
4
Për kënaqësinë e tyre:
Poezi, më kanë shkruar,
E, më kanë kënduar.
Nga unë, asnjë llaf,
Nuk kanë dëgjuar.
5
Unë për ju, punoj pa pushuar.
Ujin e detrave e oqeaneve,
Me mbushje e zbrazje;
(Me batica e zbatica)
Duke i trazuar;
Për të mos u qelbëzuar.
6
Mirësit që ju bëj:
Nuk jua them të tëra.
Mësojini edhe vet, ca gjëra!
7
Mos u mërzit! – i thash.
Po i shkruaj unë këto gjëra.
Në i lexoft, ndonjëri a ndonjëra.
8
Por ti, moj e mira Hënë!
Vazdo punën që ke…
Na i fal gabimet, që bëjmë ne.
Se je: më e moshuar se ne.
9
Me mirësi, më tha:
Mos m’u zëmëroni!
Të gjithëve, ju kam falur.
10
Më duhen 15 ditë të kthehem,
Nga njëri krahë në krahun tjetër.
Prandaj: Kini durim!
11
Kërkesat juaja,
Po i mbaj shënim.
Dhe u largua: më nge, më nge.
Nizam Myftaraj Tiranë, më 19.8.2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.