14.5 C
Tiranë
E enjte, 24 Prill 2025

Një bekim për Lezhën dhe 70 mijë lezhianët

Nga Bejdo Malo

Tiranë më datë 16 shkurt 2022
Nëse ka marrë një urim nga tërë lezhianët por dhe tërë Shqipëria është vënia dorë tek rruga siper Marines në Shengjin e cila ishte një mallkim dhe një torturë për çdo njeri që kërkonte të shijonte bukurinë më magjike të Adriatikut Rërën e Hedhur.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe rrugë Nga fundi perndimor i qytetit të Shëngjinit rruga e “Ranes se Hedhun” në gengnisht sipas vendasve ishte një betejë automobilistike që jo vetëm makina të shkatërrohej, por ish e pamundur që të shpëtoje pa ndonjë kafshim qënsh që mbipopullonin atë. Dora u vu nga një dorë e fortë që Lezhën i ka ndryshuar katërcipërisht fytyrë që është një njeri bekim për 70 mijë banorët e saj.
Ai është një burrë malsie më kuptimin e vertetë të fjalës, ashtu si Kadareja përshkruan malsorët që udhëhiqnin kuvendin e burrave ndanin gjaqet dhe rrgullonin jetën në malsi.
Nëse ka një fidan njerëzor që ka mbjellë ky intelektual në Lezhë është lirshmëria që u ka krijuar qytetarëve të thjeshtë. Lidhjet me këta qytetarë i ka krijuar nëpërmjet komunikimit. Në një qytet si Lezha ku ekonomia po fundosej dhe papunësia po bëhej një kërcënim i madh marrja e detyrës nga ai si kryetar Bashkie ishte një bekim për 70 mijë banorët rezidentë e kësaj bashkie. Se me letra janë mbi 100 mijë. Ai së bashku me stafin që freskoi dhe përzgjodhi krijoj një tirumvirat në veri të Shqipërisë ku ishte krijuar përshtypja se e mjata duhet të rrinte larg.Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë Ai vendosi që të kishte një lidhje dhe një marrëveshje me këta malsorë. Një lidhje si avokat i halleve të tyre dhe një marrëveshje që kishte lidhje me vdeosjen e ligjit dhe të rregullit. Ja doli mbanë falë pjekurisë, përvojës, bagazhit të tij dhe faktit duke e njehësuar veten si një nga këta 70 mijë banorë. Gjithçka e filloj me mirënjohjen të krijuar prej vitesh për KM, Edi Rama sepse mbështetja e tij ishte kusht. Ai ktheu pushtetin e vërtetë në Lezhë. Ky burrë serioz i mënçur dhe i guximshëm, kuptoi se cili është themeli i vërtetë i pushtetit lokal, i një qeverisje të drejtë dhe rregullat se si duhet të sillet një udhëheqës. Ky jurist kuptoi se egzistojnë ligje të përbotshme që ushëheqin ecurinë e çështjeve njezore. E kam fjalën për Pjerin Ndreun, kryetarin e Bashkisë së Lezhës. Kujtojmë se Lezha është një bashki shumë e rëndësishme.Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe njerëz në këmbë Me një sipërfaqe prej 510 km2, bashkia e Lezhës edhe një udhëkryq social flore, faune dhe pasurish natyrore, pasi ka det, fushë, mal, lumenj dhe një klimë që favorizon gjithçka. Lezha është një bashki që përbëhet nga 10 njësi administrative, të cilat janë: Lezha, Shëngjini, Zejmeni, Shënkolli, Balldreni, Kallmeti, Blinishti, Dajçi, Ungreji dhe Kolshi. Të gjitha këto njësi veç resueseve ekonomikë të prodhuara nga mundësia e resuesve natyrorëre, dhe nga dora e njeriut është një lagumë e madhe investimesh nga mijëra emigrantë nga katër anët e botës që kanë sjellë kursimet duuke ndërtuar shtëpi, ferma dhe njësi tregëtare.Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë, bazen uji dhe mal Bashkia ka nën administrimin e saj dy qytete Lezhë dhe Shëngjin dhe 65 fshatra, të cilat janë të brejtura nga problemet e trazicionit dhe tani kërkojnë stabilizim gjë që duket se po e bën Pjerin Nderu. Lezha në veri kufizohet me qarkun Shkodër, në verilindje me qarkun Kukës, në lindje dhe juglindje me qarkun Dibër, në jug me qarkun Durrës dhe në perëndim me detin Adriatik, me gjatësi vije bregdetare 38 km nga rëra e hedhur në kepin e Rodonit, të cilat afrojnë një biodiversitet unik.Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme Lezhës e drejtuar nga Pjerin Ndreu ka një pozicion të favorshëm gjeogafik në Shqipëri, dhe ndodhet në kryqëzatën e të gjitha arterieve të transportit duke shërbyer si nyje lidhëse veri-jug dhe lindje-perëndim. Kryetari i kësaj bashkie Pjerin Ndreu ka lindur në qytetin e Pukës, më 12 dhjetor të vitit 1966, ku ka kryer dhe arsimin fillestar. Ai ka një cv shumë të pasur në karjerën e tij të gjatë.Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe njerëz në këmbë
Ai ka spikatur në fushën e sigurisë dhe ka qënë një nga drejtuesit më seriozë të policisë. Ky 56 vjeçar në kulmin e energjive dhe të pjekurisë pas përfundimit të studimeve në Shkollën e Lartë të Ministrisë së Brendshme në vitin 1988, u emërua inspektor i Policisë Kriminale në Lezhë e më pas drejtues i Policisë Kriminale në disa qytete, si Shkodër, Berat dhe Mirditë. Prej viti 1997 e deri në vitin 1999 Pjerin Ndreu mbante postin e shefit të Komisariatit të Policisë Lezhë, Komisariatit nr.1 në Tiranë dhe Drejtor i Policisë së Qarkut Shkodër. Në periudhën 1999-2002 Drejtor Policisë së Qarkut Gjirokastër, Drejtor i Policisë Kufitare Shkodër.Mund të jetë një imazh i 3 persona, lule dhe ambiente të brendshme
Ky burrë alpin, me karakter dhe integritet të jashtëzakonshëm arriti kulmin në vitet 2002-2004, ku mbajti poste të larta në Policinë e Shtetit si zv.Drejtor i Përgjithshëm dhe Drejtor i Policisë së Qarkut Tiranë duke arritur gradën policore Kryekomisar, dhe duke u dekoruar në vitin 2003 nga Presidenti i Republikës me “Medaljen e Mirënjohjes”. Gjatë shërbimit në polici, ky burrë që vjen nga një familje me rronjë të thella dhe trqdicionale kishte parasysh porosinë e prindërve të tij, miqtë mbajni pranë, armiqve edhe më pranë, kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës, dega Drejtësi, e më pas nga viti 2007 e deri në vitin 2013 duke u bërë qenë pedagog i kriminologjisë dhe kriminalistikës, në Fakulteti n Drejtësisë “Justiniani I”.Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë dhe teksti që thotë "POLICIA" Ai gjithashtu ka ndjekur një sërë kualifikimesh dhe trajnimesh për gjuhën dhe sigurinë kombëtare në Gjermani, Kanada, Oxford Angli, ICITAP etj. Prej qershorit të vitit 2013 deri në 2019, Pjerin Ndreu kuptoi baraspeshën e pushteteve duke u zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Nga 20 qërshori i 2019, ai është kryetar i Bashkisë së Lezhës, duke zbërthyer në praktikë postulatin e Ciceronit që kompromisi është kyç në arritjen e gjerave. Kështu ai ka bërë mbi 150 punë të mira në Lezhë, në harkun e tre vjetëve, duke ndryshuar rrënjësisht infrqstrukturën e qytetit, duke bërë investime serioze në infrastrukturën rurale, në ujsjellsa në shëndetsi.Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz në këmbë dhe njerëz të ulur Por ajo që e lartësoi këtë burrë ishte përballimi i pasojave të tërmetit. Riskostruksioni i shtatë pallateve rindërtimi i mbi 200 banesave private, rindërtimi shkollave, kopshteve, çerdheve. Të gjitha mbajnë vulën e tij. Ai është realist dhe i njeh problemet e 70 mijë banorëve të Lezhës, njeh hallet e tyre të trashguara për pronën, për legalizimet, për shëndetin, njef plagët e tyre sociale që lidhen me uljen e numurit të krimeve por edhe shumë e shumë halle të tjera. U ka lehtësuar jetën. U ka zgjidhur halle dhe ka dhe një mal me halle për tu zgjidhur. Di të ulet me kundështarin dhe të zgjidhë dhe hallet e atyre që se kanë votuar. Është i vetmi që Shëngjinin dhe 34 km vijë bregdetare të Lezhës i ktheu në destinacion të parë për turistët e shqiptarëve të Kosovës. Ai është i vetmi kryetar Bashkie që shumë kryetarë Bashkie në Kosovë, por dhe Preshevë. U ka bujtur dhe i ka pritur zyrtarisht dhe miqësisht në sofrën e ngrohtë që ka krijuar në çdo zyrë të Bashkisë së Lezhës por dhe në çdo biznes të saj.Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Një cilësi e çmuar kjo e Pjerin Ndreut. Ai ka zbatuar dhe ka zbatim shumë projekte. Një shëmbull është projekti per furnizimin me uje te pishem 24 ore pa nderprerje per zonen bregdetare te Tales. Rrjeti shperndares i te gjitha linjave ka nje gjatesi prej 75 mijë meter linear dhe deri tani eshte kryer më shjmë se 90 përqind e volumit te punes se ketij procesi. Ujesjellesi pritet te permiresojë cilesine e furnizimit me uje te pishem per banoret dhe te rrisi standartet e infrastruktures turistike per pushuesit e bregdetit te Tales. Apo projekti i ndlrtimit të 32 banesave të familjarëve që janë shpallur përfitues nga Proçesi i Rindërtimit në Njësinë Administrative Kolsh, Bashkia Lezhë. Shtëpi më të sigurta, më komforte, më të bukura se ato që kishin, dhe me mundësinë për të aplikuar dhe projekt ndryshe nga ai standart. Mbështetja nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë për asnjë moment nga Bashkia Lezhë për këto familje.
Apo zbatimi i projektit të përmirësimit të infrastrukturës në varreza, “Rrethimi dhe sistemimi i varrezave në fshatin Krajen dhe Troshan.Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Prej vitesh është ndjerë mungesa e investimit në varrezat publike dhe ky projekt përmbush kërkesat disavjeçare të banorëve të zonës. Termeti i 26-nentorit 2019 e nxori jasht funksionit koviktin e shkolles se mesme profesionale “Kolin Gjoka” Lezhe. Ne keto kushte Bashkia nderhyri dhe e rrafshoi nga themelet per te rindertuar ne kete vend konviktin e ri, shume here me te forte, me komod e me te jetueshem se ai qe ishte me pare. Punimet po shkojne drejt fundit, ku po zbatohet nje teknologji ndertimore sipas standarteve me te avancuara bashkekohore. Pritet qe gjithçka te perfundoj brenda muajt mars te ketij viti dhe konviktoret te akomodohen perfundimisht ne godinen e tyre te re. GIZ Gjerman dhe Drejtoria e Bujqesise, Bashkia Lezhe, mbollen 1.1 ha me peme te ndryshme ne bregun e lumit Mat, ne fshatin Pllane, per te kontribuar ne problematiken e erozionit qe po shkakton shume deme!Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë
Bashkia Lezhe ka nje plan tashme me fondet e veta , me donatore, por dhe me pjesmarrjen e biznesit dhe banoreve, per te shtuar siperfaqet e gjelberta ne zona te ndryshme te Lezhes! Vijojnë punimet intensive për ndërtimin e rrugës rrëzë malit dhe varrezave të fshatit Zejmen. Por mikpritja e afganëve e çoi namin e lezhianëve deri në Shtëpinë e Bardhë.Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, ambiente të jashtme dhe Kulla e Londrës
Komuniteti Afgan i akomoduar tek resort “Rafaelo” ne Shengjin, i mbeshtetur nga “American Councils” ka realizuar nje ekspozite fotografike nga Tirana dhe Lezha, ne shenje respekti dhe mirenjohje per pritjen e shkelqyer qe qeveria dhe populli shqiptar ju ka bere!
Me prezencen dhe te deputetes Etilda Gjoni, N/kryetares Bashkise Tirane, Anisa Ruseti, aktiviteti ishte brilant. U ndane dhe cmimet per fotografite me te mira! I impresionuar nga korrektesa e komunitetit afgan dhe integrimi i tyre ne jeten tone! Këto janë vetë projektet e fundit të Pjerin Ndreut se për ti shkruar të gjitha duhen ditë dhe shumë faqe.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.