11.5 C
Tiranë
E shtunë, 15 Shkurt 2025

Një dedikim mjekes që ditë e natë mban veshur bluzën e bardhë.

Shkruar nga Lela Dardha Kokona

Një dedikim mjekes që ditë e natë mban veshur bluzën e bardhë.

Për mjeken infeksioniste Mimoza Tale nuk mund të mos shkruash. Rrugëtimi i saj profesional ka qenë sa i bukur aq dhe i vështirë, me peripeci jo të vogla për vet vendin dhe kushtet ku punoi.Por, virtytet e saj të admirueshme, si përkushtimi, vendosmëria,urtësia, dashuria për njerëzit, zemërgjerësia dhe optimizmi i jepnin besimin se gjithçka do arrij. Prej shumë vitesh që jeton në Tiranë dhe punon në Krujë. Këdo që të pyesësh në atë zonë për Mozën, në fillim u vjen një buzëqeshje vetvetiu, e çiltër, e zgjatur pastaj të përgjigjen atë çka ndjejnë për të.:
– Po kush nuk e njeh doktoreshë Mimoza Talen! Ajo është vajza jonë, motra jonë që u lind e u rrit në këtë zonë dhe kurrë s’është larguar nga ne, edhe se iku në Tiranë me banim. Iku për të ardhmen e fëmijëve të saj, por këmbët i mbajti këtu. Kush nuk i ka ndjerë duart e saj të buta që të shëron vetëm me një të prekur jo vetëm sëmundjen por dhe shpirtin me fjalën e saj të ëmbël, me atë shpirt të dëlirë, me buzëqeshjen e çiltër! S’ka derë shtëpie në rrethin e Krujës që nuk ka shkuar e që nuk e njeh. Kanë ardhur e ikur plotë mjekë e infermierë , ndërsa ajo qëndroi besnike e këtij populli krytan, sakrifikoi edhe me vështirësitë e shumta që ka distanca e largët Tiranë – Krujë çdo ditë, në të ftohtin e acartë që ka kjo zonë malore, në pikun e vapës, nuk mungoi, lëre pastaj vështirësitë që ka sot mjekësia jonë, gjithmonë e në çdo kohë ajo me ne.
Sot kjo mjeke është në front të parë ,në luftë me armikun e përbashkët imagjinar të gjithë rruazullit tokësor, me virusin e mallkuar që po merr jetë njerëzish pa kriter.Luftonë bashkë me kolegët e saj me shpirt, për hatër të pasionit dhe humanitetit të profesionit që i karakterizonë ato bluza të bardha.Sot ajo dhe ata luftojnë jo me recetat që lëshohen zakonisht por me hamendësime e tyre, nga përvoja e vendeve tjera nga informacione të ndryshme që marrin . Sot këta janë heronjtë që jo rrallë i kemi përdhosur imazhin e tyre për papërgjegjshmëri, për paaftësi,..Kjo dhe kolegët e saj janë heronjtë e sotëm, se po sakrifikojnë veten e tyre pa mjetet mbrojtëse e të nevojshme të domosdoshme për të na shpëtuar ne si popull nga kthetrat e këtij virusi vdekjeprurës.
Respekt për ty mikja ime Mimoza Tali, sepse tek ty kam ndjerë fisnikërinë, bujarinë, profesionalizmin, mirësjelljen, mirënjohjen, dashurinë . Cilido që të ka njohur , ka kuptuar dhe mësuar, se që të bëhesh dikush me këto virtyte, pra heroin si ti , rruga e vetme është vetëm puna me përkushtim.Puna është ajo që shpërblen njeriun. Tek ty mikja ime dhe tek kolegët tuaj që punoni e luftoni për të shpëtuar jetë njerëzish varen shpresat tona se besojmë tek dashuria dhe humanizmi juaj !
Zoti qoftë me ty Mimoza Tale dhe tek të gjithë kolegët tuaj! Qofshi të bekuar!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.