16.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Nga Përparim   HYSI

Poezi nga Përparim Hysi | ATUNIS GALAXY POETRY
NJë POETE e “skllavëruar” nga poezia
Vëllimi poetik “Oh,ç’vite të vrara!” i BAJAME HOXHA (ÇELIKU)
(ese)

 

 

Pastaj…
Gjithë universi u dogj
Ah, u dogj…
Ose:
“ishim ne që thyemë mure/
I thyemë që të dy,me frymë dashurie.
Ca dhe më të gjetura dhe më të zgjedhura në”pyllin gjebërosh poetik të BAJAME HOXHËS:
“Ti ishe si një gjelbërim prilli/
kurse unë buzëgazi yt…
Por sa “bio” dhe ç’peizazh sa bukolik dhe aq erotik gjen në vargje si:
“Me ty do të shtrihesha
Dhe mbi hithra të njoma
Sado që më djegin,
Por si mos digjem me ty?
Erotika në poezitë e BAJAMES është kthyer në përfeksion dhe të duket se duke kënduar kaq shumë për dashurinë dhe,sado që ka regëtima dhimbjeje të një shpirti të vrarë,Poetja përcjell atë mesazh aq të bukur që me kohë e ka thënë BENIAMIN DISRAEL :- Ne kemi lindur për dashuri. Ky është parimi i ekzistencës dhe i vetmi fund i saj”. Ose  a ke se si mund mos inspirohesh nga vargje të tilla si:” Ti mbret dhe unë mbretëreshë/bëma shpirtin borzilok…
   Ja dhe katër rreshta të tjera:
  Oh,sa dua të të puth këtë ditë e tërë natës
  Të të ndjejë tëtërin brenda meje;oh,sa dua!
  Të hysh si plugu ugarit dhe të prekësh”vlagën”
Oh,sa më ka marrë malli për prekjet e tua!
Dhe mund të vazhdoja dhe me vargje të tjera për dashurinë,por POETJA ia rrit vlerën vëllimit senuk flet vetëm për vete. Në vëlimm ka poezi për NJERËZ që i vlerëson jo vetëm POETJA,por mbarë botaletrare MBARKOMBËTARE SHQIPTARE,si poezitë për AT GJERGJ FISHTËN;për POETIN dhe prozatorin ekselent FASLLI HALITI. Poetja e kujton “dorën e ngrohtë” të tëndjerit FASLLI HALITI dhe kështu tregon mirënjohjen esaj.NJerëzit me KARAKTER e kanë në ADN e tyre mirënjohjen.Po kështu këndon për lirikun SHERIF BALI apo AZEM SHKRELIN. DY poezi për një Patriot që quhet QAZIM GJANA dhe,parë me këtë sy,Poetja ka shmangur atë q ë ka thënë LEOPARDI:”Nuk ka gjë më të neveritshme se të flasësh vetëm për vete”
Në  libër ka dhe poezi sociale ku demaskon firot në letërsi dhe”tregti”nominimesh apo “shpirtra të shitur” për lavdi.
Dhe për ta mbyllur,sikur ka marrë hua thënien e LINKOLNIT që thotë:” dhe mund t’i humbësh të tëra në jetë
 ,por jo ëndrrat”. Dhe ja”Ëndrra e BAJAMES”
“Mbrëmë të pashë në ëndërr,
Rrije pranë meje
Më buzëqeshe/të buzëqesha
U afrova/ti u afrove dhinbshëm
Më puthe/të putha etshëm
Pastaj….
Pashë se si e nxore zemrën
Dhe ma vendose në duar…
A ka më bukur? Çdo koment do qe veç prishje.
Tiranë, 8 shtator   2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.