8.5 C
Tiranë
E dielë, 23 Mars 2025

NJË SHPËRBLIM TEJET I LARTË PËR TË BIJËN E NJË KOLABORACIONISTI

 

Hasan Hamëzbalaj

NJË SHPËRBLIM TEJET I LARTË PËR TË BIJËN E NJË KOLABORACIONISTI  

Sa do të doja që këtë foto të mos e shihja kurrë me këta sy…

I shumëvlerësuari për një kohë të gjatë nga ana ime, tani Kryemistri në detyrë, ALBIN KURTI në fotografi me EMILIA DANI – REXHEPI, e bija e Bejadin Danit nga Lubinja e Epërme e komunës së Prizrenit, e bija e një proserbi, i cili gjithë jetën jo vetëm se qe një proserb i përbetuar, por edhe iu shërbeu atyre me përkushtim, madje edhe me automatik në krah!

Më kujtohet në kohën e Luftës në Kosovë, përkatësisht gjatë bombardimeve të NATO-s në pranverën e vitit ’99 sesi shkonte rrugëve e shesheve të Prizrenit, gjysmë të zbrazëta nga njerëzit, me uniformë ushtarake serbe e me automatik në krah.

Sot, bija e tij, Emilija Dani-Rexhepi, gjatë gjithë pasluftës, 20 vjet me radhë qëndron në nivelet më të larta të pushtetit në shtetin e Kosovës, e Qeveria e ALBIN KURTIT e paska zgjedhur MINISTRESHË TË ADMINISTRIMIT TË PUSHTETIT LOKAL… Por edhe kjo sikur pak iu paska dukur Qeverisë Kurti për të bijën e Bejadin Danit. Kryeministri, dje, në mbledhjen e Qeverisë na e paka zgjedhur edhe një anëtar të partisë së Emilisë, d.m.th. të parapëlqyerin e saj, SEAT BILIBANIN, anëtar në Bordin e Ujësjellësit “PRISHTINA”!

Njeriu të mbetet gojëhapur nga zhgënjimi. Tek të gjithë popujt e botës kolaboracionistët me armikun janë ndjekur e ndëshkuar, sepse kanë qenë kolaboracionistë! Madje, ka ekzistuar një kujdes edhe ndaj familjarëve të tyre që, për njëfarë kohe, të mos infiltrohen e të mos ngjiten lart në pushtetin e shtetit të lirë! Kosova mbase është i vetmi shtet i botës (në tërë rruzullit tokësor) që jo vetëm se kolaboracionistët me armikun nuk i ka ndëshkuar, natyrisht familjarët e tyre edhe më pak, por – çuditërisht – edhe i ka favorizuar e i ka ngritur në nivelet më të larta të pushtetit…

KJO PO I BIE SE LE QË E BIJA E NJË KOLABORACIONISTI PO ZGJIDHET NË NIVELIN MË TË LARTË TË PUSHTETIT – M I N I S T R E S H Ë , POR KY REHAT SIKUR NUK PO MJAFTON. PO I ZGJIDHET EDHE MJË ANËTAR NGA PARTIA E SAJ NË NJË BOR TË FUQISHËM! DHE VETËM TASH REHATI DO TË JETË I PLOTË. DHE SIGURISHT SHPIRTI I KOLABORACIONISTIT NGA LJUBINJA E EPËRME E PRIZRENIT DO TË PREHET NË PAQEN E QETËSINË E PËRJETSHME.

Vërtet jemi sui generis, se jo mahi!

P.S. Më vjen keq vërtet pse edhe unë, me gjithë këtë peshë të jetës mbi shpatullat gati të thyera, u mashtrova dhe e idealizova shumë këtë figurë politike në ëndrrat e mia. Thjesht, është vetëm njëri nga politikanët e kësaj skene politike të Kosovës, të cilit, sipas gjasash, i mungon ajo më e rëndësishmja, që iu mungoi gjatë historisë gjithë shqiptarëve, e iu mungon edhe sot e kësaj dite, deri në ditën e sotme – M B A R Ë S I A !

 

3.4.2020                                                           Hasan Hamëzbalaj

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.