10.5 C
Tiranë
E premte, 15 Nëntor 2024

Njeriu Maskë”

St. Ing. Frederik Ruço

     Maskaradë: veprimtari për të mashtruar të tjerët, duke fshehur të vërtetën.

     Fjala maskë nënëkupton mashtrim; me këtë të fundit ngrihen nga shtrati i mëngjezit të gjithë ata njërëz që e kanë mbyllur ditën duke mashtruar, sidomos politikanët dhe qeveritarët. Po e filloj me politikën e jashtëme të qeverive të Tiranës që nga 1945, të cilat kanë qenë dhe janë krejtësisht të varura nga konspiracionet, sidomos nga sllavizmi. Shteti shqiptar në vitin e mbrapsht 1945 ra në dorën e pushtuesve sllavo-komunist, dhe me ardhjen e tyre në pushtet, ata, çrrënjosën nga mëndja e atdhetarëve shqiptar bashkimin e shqiptyarëve në një shtet të vetin kombëtar.

 

A është Elita e sotme Politike – Elita që duhet të bashkojë shqiptarët në një mëndje për të bërë një shtet të njësuar me shqiptarë në trojet e tyre etnike? Duke analizuar me kujdes ngjarjet dhe ndodhitë e pas viteve 90’ dhe duke bërë një retrospektivë të historisë e të paktën 108 viteve të fundit, ka dalë në pah se kush janë grupet elitarë që e kanë drejtuar vendin tonë, dhe çfar ngjyre politike i kanë dhënë drejtimit të shtetit.

     Më 1912 Shqipëria u shpall shtet i Pavarur, por jo ajo Natyralja, ku me Traktatin e Fshehtë të Londrës doli më e copëtuar gjeografikisht nga pazaret e fuqive të mëdha. I duhet bërë pyetja Europës; pse e ka lejuar këtë shpërbërje të shqiptarëve në trojet e tyre etnike? Dhe përse gjatë këtyre 108 viteve të “pavarësisë”, Shqipëria nuk ka qënë e stabilizuar as nga ana politike ekonomiko-financiare, dhe as nga ana social-fetare? Pse e ka lënë pasdore apostafat deri më sot? Dihet gjithashtu se Shqipërisë nga këto pazare që ju shkëput nga trungu i saj një pjesë e territoreve, bashkë me të ikën edhe një pjesë e popullatës me gjenocid.

     Duke përfshir të dyja Luftrat Botërore sëbashku, sllavizmi; gjatë kësaj periudhe ka larguar ose dëbuar rreth 05 milionë shqiptarë. Pse ndodhi kështu? Ju takon Juve politikanëve të Europës, të thoni përsen. A po doni t’a shpërbëni Shqipëinë? Ju po gjithashtu; doni ta emërtoni si shtet multietnik. Me dijenin Tuaj Europë dje latë të shpërngulen e sot, keni vënë Francën të presë sa më shumë azilant shqiptarë për t’a zbrazur Shqipërinë dhe për t’a mbushur atë, me njerëz me ngjyrë nga lindja, Azia e vogël e Afrika. Ju e dini gjithashtu se pas viteve 90’ më shumë se një milion shqiptarë, janë të hikur me hir a po pahir, si zogjt e korbit nëpër botë, dhe për këto ikje masive e dini fort mirë. Këtë doni Ju? Çfar ju pengojnë shqiptarët? Pse keni frikë nga rraca shqiptare? Bilës do thoja; më shumë keni zili.

     Në Shqipëri nuk është primare lufta ndërmjet feve, por është grindja që shkaktojnë serbët e grekët ndaj shqiptarëve autokton në trojete tyre stergjyshore me shqipfolsat, dhe ju heshtni. Kështu keni vepruar dhe në shekullin e VI, me shqiptarët në Gadishullin Ilirik, dhe nga që nuk ja dolët me intrigat, na latë nën sundimin e Perandoris Osmane për pesë shekuj. Dhe tani përsëri i mbyllni syt e veshët duke mbuluar ditën për Diellë të gjitha gjenocidet e hershëme të masakrave të panumërta serbe të para Luftës së fundit të Kosovës. Po gjenocidin e Krahinës së Shqipërisë Çamërinë; si nuk e zini një hërë me gojë e ta shtroni në kancelerit përkatëse? Shteti grek ka bërë dy gjenocide popullatës çame autokton në trojet e të parëve të tyre?

     Lind pyetja; çfar po bën Europa për këtë shpërbërje të shqiptarëve në Europën Juglindore në kohë paqeje? A po ka dëshirë të krijojë Jugosllavin e tretë? BE ka mbuluar fytyrën me Mskën e mashtimit duke cilsuar; që në Ballkan nga kombi shqiptar të krijohen dy ose më shumë kombe shqipfolës, që nocioni i atdheut shqiptar të kufizohet vetëm brenda njësis shtetërorë ku shqiptari jeton dhe bashkimi i shqiptarëve në një shtet të vetin të shpallet si i kapërcyer. Parimi i kombësisë në Europ është mbizotëruaes, përse shqiptarët nuk i logaritni për të tillë? Ka të panumërta pset për Europën.

Tiranë -16-10-2020-     St. Ing. Frederik Ruço

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.