11.5 C
Tiranë
E shtunë, 15 Shkurt 2025

Njifuni me Armando Lekaj, votoni online në linkun: https://webalkans.eu/en/voting/

Pregaditi per botim:Gjin Musa (Akademik)

Eshte Anetar I Organizates “Alternative Pro”Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Armando Lekaj u lind më 13 qershor të vitit 2002 në Shkodër të Shqipërisë . Edukuar e formuar në gjirin e një familjeje me vlera e modeste, të persekutuar nga rregjimi komunist nisi arsimin fillore  në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Mons. Lucjan Avgostini” Vau Dejës, aty ku jeton edhe sot. Me rezultate e sjellje shembullore. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin jopublik “Atë Pjetër Meshkalla” në Shkodër, nën kujdesin e Etërve Jezuitë. Përgjatë viteve të gjimnazit u shqua për motivet atdhetare si dhe për veprimtarinë e tij në grupe shoqërore, formuese, integruese dhe vullnetare. Së  fundmi ndjek studimet e larta në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në degën “Financë-Kontabilitet”.  Me përvoja në organizime, pjesmarrje e trajnime kombëtare e ndërkombëtare si përshembull trajnim nga:  Instituti për Demokraci dhe Zhvillim (IDM), Fondacioni JARL HJALMARSON (JHS) etj. Në fusha si: “Hapësira e të rinjve në platformat online”  etj. Pjesmarrës në Konferencën Kombëtare Rinore si përfaqësues i Qarkut Shkodër. I ftuar në tryeza të rrumbullakta si përshembull: “Tryeza Pesha e Baltës” në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme për gjetjen dhe identifikimin e viktimave të rregjimit komunist. Shumë aktiv në shoqërinë civile e sidomos në jetën studentore e fushën akademike ka synime të qarta për të ardhmen. Aspirues për në jetën politike  sociale e vullnetare të vendit tani shpall kandidaturën për Ambasador të BE në Shqipëri për Rininë.

Të nderuar,

Është e udhës që të punohet sa më shumë me mish e me shpirt,  të udhëhequr nga pasioni, që të rinjtë tanë të marrin shkëlqimin që meritojnë. Jemi të vegjël por me zemër e dashuri të madhe për atdheun e njeri tjetrin.

Jam sërish këtu për të kërkuar vullnetin tuaj që nëpërmjet votës tuaj të më mbështetni në kandidaturën time për Ambasador të BE në Shqipëri për Rininë.  Votimin mund ta kryeni online në linkun: https://webalkans.eu/en/voting/

Gjithmon do jem shërbyes i parë i të drejtës, të duhurës, nevojës e integrimit. Sëbashku me ju e për  ju jam besimplotë se do votohem denjësisht krahas konkurrentëve të tjerë nga Serbia, Bosnja dhe i gjith Ballkani Perëndimor.

Të bashkuar e të udhëhequr nga parimet demokratike suksesi jonë është i garantuar në të ardhmen. Është detyrë morale të jemi përkrah e në shërbim të vendit e të njeri tjetrit, aty ku nevoja thërret.

Zemra e demokracisë dhe lirisë është realiteti. Do na duhet shumë punë, lodhje, bashkëpunim e gjithperfshirje për një realitet të ri, më të mirë, të sigurtë, premtues, të ndritur e plot shpres për ne e për pasardhësit tanë.

 

Për çdo paqartësi në votim lehtësisht mund të më kontaktoni.

 

Faleminderit!

 

Armando Lekaj

 

Instagram: armando_lekaj

Facebook: Armando Lekaj

Nr. Tel. +355684830057

G-mail: armandolekaj25@gmail.com

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.