10.5 C
Tiranë
E hënë, 21 Prill 2025

Njifuni me poeten Edna Kapurani

 

Edna Kapurani lindi në Gjirokastër ne vitin 1978.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Shkollën tetëvjecare e kreu tek 29 Nëntori në lagjen ku lindi dhe u rrit. Shkollën e mesme tek Siri Shapllo dhe ndoqi studimet në Universitetin Eqerem Çabej në degën Histori- Gjeografi. Që e vogël i pëlqente të shkruante histori të shkurtra dhe shpesh lexonte libra jashtëshkollorë.E tërheqin jashtë mase romanet policorë dhe poezitë. Këtu e shumë vjet është larguar nga vendlindja dhe jeton në Greqi me familjen e saj.

 

Mund të jetë një imazh i libër

 

JETË NËN RRËNOJA 

Ka dhe jetë nën rrënoja,

 Po do ta vërtetoj.

Kur ti ike pa lënë gjurmë,

Unë luftova si heronjtë.

.

Ja ku jam ,para teje ,

Si statujë në ar e larë ,

Ti më sheh me dyshim ,

Sikur fantazëm ke parë.,

Pështyma t’u tha në buzë ,

Sa dhe emrin tënd harrove,

Që ringjallen të vdekurit,

Askund se dëgjove????

          Kjo jam unë

Kurrë si bëra keq njeriu,

Dhe as që e mendova,

Udhën e jetes time ndoqa,

Nga të tjerët s’ përfitova.

Mendjelehtë nuk isha kurre,

Si shoh njerzit me përçmim,

Jemi që të gjithë njëlloj,

Asnjë prej nesh ,nuk ka çmim.

Nuk u shita ,as u bleva ,

As të tallem nuk lejova,

Të jetoj me djersën time,

Që e vogël e mësova.

E jetova jetën time,

Ashtu siç qe shkruar,

Me të mira,të këqija

Se sjemi të gjithë te bekuar

E dua veten kështu siç jam

Për asnjë nuk do ndryshoj

 Respektin tim të thellë

Kush do le ta fitojë!!!!!

 

 

           Preka diellin 

Preka diellin në sytë e tu

Edhe hënën e ledhatova 

Putha qiellin e errët blu

Në shpirtin tënd u  rehatova

Këngën mora me zë të dridhur

Vargjet  dalë nga shpirti I’m

Ëndërr je  që më mban zgjuar 

Dhe sodit mbi syrin tim

Krahë vesh  kur më shikon 

E fluturoj në qiellin blu 

Një yll të sjell këtu ne tokë

Të ndricojë mbi flokët e tu

Të dëgjosh vec fjalët e mia

Të kuptosh sa shumë të dua

Të mësosh  nga dashuria

Të jetosh,vdesësh për mua

Ti thuash jetës mirmëngjes

Dhe kur Nata  lehtë të bjerë

Të më mbash fort në zemer

Ashtu do lind dhe 1000 herë

       Mos beso njeri

Në të thënçin për mua

Se zgjuar rri deri në agim

Se s”ka gjë që ti qetësojë

Dallgët  që ngre shpirti I’m

Se në dritare jam ngujuar

E sytë nga rruga I hedh shpesh

Se I falem Zotit e dëshpëruar

Që në mendje të më kesh

Se fle dhe zgjohem me një brengē

As nuk ha dhe as nuk pi

Si lulet dalngadalë po vdes

Të lutem ,mos beso njeri !!!!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.