17.5 C
Tiranë
E dielë, 16 Nëntor 2025

Njifuni me poeten Pavlina Bardho

Pavlina Bardho e njoha rastesisht permes rrjeteve sociale,nji zonj qe shkruante pa rreshtur,e donte poezin,kete e kuptova nga vete krijimtaria e saje.Nji dit vendosa ti botoja disa nga krijimet e Pavlines,ishin vertet te lexuesheme,plot sharme poetik,fliste shpirti i nji zonje qe donte te shfrynte kuner padrejtesive,kundrejt te keqes,donte te promovonte te rene,shpirtin e nji populli liridashes.Pavlina u be pjes e gazetes time dhe detyrimisht nji dit vendosa te komunikoja me te ,te dija nga vinte dhe kush ishte.Pavlines i uroje suksese,lexuesit ta ndjekin me interes dhe ta shofin poezin e vertet.Urime poete…..

Gjin Musa,gazetar dhe botues.Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti

Pavlina Ka lindur ne Krutje te Lushnjes, me 14 shkurt 1956 !! Jam martuar ne Bubullime te Lushnjes dhe Kam tre femije !! Jam me formim agronome dhe kam punuar si punonjese shkencore deri sa u shper bene koop.bujqesore !! Jam dekoruar nga Kuvendi i Shqiperise,per Sherbime te Shquara Shoqerore e Shteterore. Kam qene antare e keshillit te komunes,per dy mandate !! Kam qene sekretare e organizates baze te Partise per 10 vjet dhe kordinatore e forumit te gruas per 25 vjet,sigurisht e majte. Krahas detyrave shoqerore e shtetetore ,kam shkruar shume poezi me tematika te ndryshme qe i kam pasion dhe sjetoj dot pa to. Fatkeqsisht skam botuar asnje liber,sepse nuk kam pasur mundesi ekonomike!! Tani qe jam ne pension ketu e pese vjet,me jane krijuar mundesi per te shkruar me shume ,se poezia pervec pasionit,me heq stresin e jetes !!Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Poezi te poetes ne fjal.

Besomeni miqte e mi…….

Besomeni miqte e mi,nuk rri dot pa shkruar,
S’më ndal as stuhija me furi të verbuar,
As mendjet e errëta me shpirt te gjymtuar,
Se vargu me vjen dhe do vargezuar.
Me vargun e nis diten,me vargun e pres mbremjen,
Me japin forcë, e me çojnë zemren peshe,
Me vargun e mbush shpirtin ,me vargun e gjej endjen,
Me vargun ndihem mbretereshe.
Mikja ime me e mirë,është poezia,
Ajo si le pas mendimet e mia,
Çdo ditë më të, rri e përqafuar,
Ëndrra e gëzime, i mbaj fort në duar.
Në e gjejmë gjuhën, në i lidhim fjalët,
Si një vargan, që kurrë nuk ndalet,
Ajo me ndihmon dhe me mban për dore,
Në këtë botë të egër, bëhet shume miqsore.
Ne jemi një botë dhe mbetemi një,
Kurrë në vetmi, poezia nuk me le,
Po të merrje sytë e mi, dhe t’a shihje këtë mike,
Do t’a mbaje fort në duar dhe t’a ruajë si relike,
Do t’a ruajë si relike, si relike me shumë vlerë,
Do t’a mbaje aty brenda dhe te mos dilte në derë.
Se ajo nuk del në derë,ajo strehë ka vetëm shpirtin,
Aty brenda bën fole, përqafuar me instiktin,
Ajo as vritet as pritet,se është frymë hyjnore,
Fluturon e kthehet pas,bekuar me dritë qiellore.
Sa të kem jetë e frymë, ajo do jetë me mua,
Gjithmonë pranë meje,si fëmijët do t’a dua.

PAVLINA BARDHO.

“”””””””””””””””””””””””Margarita   XhepaMund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti që thotë "Murgarita Hhepa Artiste Popullit"

Per ty nuk mbaron kurre muza….
Per ty nuk mbaron kurre muza,
Per ty flet shpirti e buzeqesh buza,
Ballelarta,fisnikja Margarite,
Gjith jeten ke qene shkelqim e drite.
Treva dhe fush e Myzeqesë,
Te kane dhene fisnikeri dhe bese,
Aparenca dhe shpirti yt flori,
Ne artin shqiptar beri histori.
Te kerkosh te bukuren,tek ti do t’a gjesh,
Te kerkosh drite,do t’a gjesh tek ti,
Mençurinë gjithashtu e ke peshqesh,
Nje antikuar argjendi,me emrin njeri.
Kush me mire nga ti, do luante ne Pyllin e Lirise,
Ku aty u bere,simbol i trimerise,
E trimerise se gruas Myzeqare,
E forte ,e paepur dhe krenare.
Shkruajnë shume e diç thone,
Per artistet qe ka rritur Lushnja jone,
Vaçen, Margariten dhe Eliden,
Qe sfidojnë dhe vete sfidën.
Sfidojnë driten dhe ylberin,
Ngritur ne Panteonin e Nderit,
Qe kane ecur, shume kanë guxuar,
Nje jete te tere, me artin perqafuar.
PAVLINA BARDHO.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.