14.5 C
Tiranë
E martë, 13 Maj 2025

Nora Lokaj

Balada që mungon

Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz, people dancing, bird dhe jashtë
Ti je Lumi i Podrimës
lumturi e fshehur prapa mjegullës
mall i djegur
butësi e heshtur
plagë e kohëve të largëta
ruajtur si relikte në gji
melodi e këputur në mes
ag i grabitur
muza ime krahëthyer
ti je kujtim i horizontit blu
t ‘mbajë gjithmonë shprushur
mall që me rri varur n’ gushë
ti je pritja ime buzëvarur
vetmia me buzën pelim
balada që mungon tash e 19 vjet
“””””””””””””””””””

Kurr mos rri në vendin ku nuk e shohin vlerën tënde

Babai i tha të birit:
⁃ U diplomove me nder, ja një ‘Volkswagen Sedan’ që e bleva para shumë vitesh… Ka mbi 50 vjet, por para se ta marrësh, çoje në parkim dhe thuaju atyre ′′Dua ta shes′′ dhe zbulo sa të ofrojnë.
Djali shkoi te parkingu i makinave të përdorura, u kthye te babai dhe i tha: Më ofruan 2.000 $ sepse duket shumë e lodhur!
⁃ Babai tha: – Çoje në dyqanin e pengjeve”.
Djali shkoi në dyqanin e pengjeve, u kthye dhe i tha: – “Dyqani i pengjeve ofroi vetëm 1.000 $, tha se makina është shumë e vjetër”!
Në fund babai i kërkoi djalit të shkonte në një klub të vjetër makinash e t’ua tregonte dhe atyre!
Djali mori makinën dhe u nis në klub, u kthye dhe i tha babait:
⁃ Disa njerëz në klub ofruan 70.000 $ për të, pasi është një makinë ′′shumë unike dhe e kërkuar mes anëtarëve të klubit”.
Babai i tha djalit: – Doja të dije se vendi i duhur të vlerëson në mënyrën e duhur!
Nëse nuk vlerësohesh, mos u zemëro, kjo do të thotë se je në vendin e gabuar; ata që e dinë vlerën tënde, janë ata që të vlerësojnë!
– Kurrë mos rri në vendin ku ata nuk e shohin vlerën tënde…!!

(e huazuar)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.