Para disa ditësh më erdhi me postë libri i Jorgo Mandilit “Përbindëshi” dhe para se ta hapja më ngelën sytë disa minura në kapak duke parë e medituar të tre elementët mbresëlënës: emri i librit “Përbindëshi”, fytyra e çakërdisur e Sali Përbindëshi dhe duart që kullojnë gjak të tij.. duke parë e medituar për kuptimin e tyre dhe thadhë me vete:

– o zot përse e linde këtu Sali Berishën që turpëroi e mori në qafë tërë krahinën e vet, Tropojën fisnike e patriote ndër shekuj…
– o zot pse e bëre politikan dhe lider të këtij vëndi të vuajtur në kohën e ndërrimit të sistemit dhe ndërtimin e demokracisë që mori në qafë gjithë vendin e shqiptarët me pasoja fatale për jetën, ekonominë e mbi të gjitha shëndetin mendor e shpirtëror të.shqiptarëve…
– o zot si e lejon të jetë akoma në politikë ky njeri, akoma gur në qafën e shqiptarlve ..
E di që dy të parat nuk rregullohen dot sepse e bëra nuk çbëhet, e shkuara nuk mohot dot, ajo ka ndodhur dhe është në mëndjen e shqiptarëve, e treta është aktual dhe ose ndodh përsëri dhe rikthehemi në arenën e krimit e të pasigurisë ose shpëtohet prej këtij përbindëshi njëherë e mirë dhe shqiptatët ecin paqësisht drejt Evropës duke ndërtuar këtu midis nesh kulturën dhe mirëqënien mbi të gjitha shpirtërore evropuane.
I vetmi rrezik është harresa e shqiptarëve për bëmat e këtij përbindëshi dhe tolerimi i krimeve dhe natyrës shkatërruese e komanduese të tij që nuk është në mbrojtje të vetes e familjes së tij, që deri tani, falë tij, i ka shpëtuar ndëshkimit.
Prandaj do të doja shumë dhe do ti thosha cdo shqiptari që ka harruar ose mund të harroj bëmat dhe kërcënimin aktual te tij kur të hedh votën, që ta lexoj këtë liber për të kuptuar mëndjen e sëmurë e shpirtin e zi të këtij njeriu që fatkeqësisht është shqiptar dhe vijon të jetë gur i varur në qafën tonë, ju lutem priteni litarin dhe shpëtojmë të gjithë njëherë e mirë nga ky makth 30 vjeçar, përbindësh i jetës tonë por edhe i partisë së tij e demokratëve të ndersjëm që vijon ti mbajë peng të interesave të veta.