Vëllai i im i dashur, BAL (siq e kam thirrur gjithmonë), me dhëmbje e mallë të madh të kujtoj tërë jetën. Po më mungon shumë BAL, po më mungon, e jo vetëm mua, sepse unë dhe shumë të tjerë, të patëm udhërrëfyes të gjallë, që na tregoje se si Herojt tanë, Deshmoret e Atdhedashësit, bënin të pa munduren, po edhe u flijuan brez pas brezi, për lirinë e kombit tonë. I till ishte edhe babai i ynë Haradini, që na la shumë heret, atëher, kur Ti ishe vetëm 9 vjeç, kurse unë nuk i kisha as shtat muaj. Babai i ynë, si shumë Heroj të tjerë, e dha jetën duke luftuar për çlirimin e Atëdheut nga sllavokomunistet, Bashkim Kombëtar dhe Shqipërinë Etnike.
Bal, dhe Ti e ndoqe rrugën e babait tonë gjat tërë jetës. Përballove shumë sakrifica, ndjekje e burgime nepër kazamatet komuniste jugosllave, por nuk u gjunjëzove asnjëherë para pushtuesit, e as para kundërshtarve tu ideologjik e partijak.
Bal, me “BESLIDHJËN KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE”- BKDSH, për të cilën punove që nga viti 1952, kurr pa u lodhur,Ti me bashkpunëtorët, bashkëmendimtarët dhe bashkëpartijakët në BKDSH dhe Organizatat tjera politike kombëtare, paraardhëse të sajë, keni arritur shumë rezultate me mergatën shqipëtare në Europë e SHBA, si para, dhe gjat luftës së UÇK-s, po edhe pas çlirimit të Kosovës.
Bal, nuk e harrojmë asnjëher, që edhe Ti financiarisht kontribove gjat studimeve për arritjet akademike të: Ilirit, Arbërit, Shqipes e Kastrioti në Tiranë, kur ne në Kosovë ishim në kushte shumë të rënda të sundimit të ashpër serbosllav, në kohën e mbylljes së shkollave dhe institucioneve shqipe dhe suprimimin e Kushtetutës së Kosovës.
Bal, Ti i takove brezit fatlum, që përjetove ÇLIRIMIN e KOSOVËS, hap ky, shumë i madh për rrealizimin e qellimit madhor, BASHKIMIN KOMBËTAR dhe ribërjën e SHQIPËRISË ETNIKE të vërtetë, siç e quaje Ti, gjithmonë.
Bal, është mallëngjyes dhe i rëndesishem kthimi i yt në Kosovën e lirë, pas 35 vitesh në mergim, dhe përjetimi momenteve të këndshme të jetës në Atëdhe, siç ishte ngritja e Lapidarit mbi varrin e HARADIN FAZLIUT (babait tonë), në varrezat e fshatit Tërstenë – Shalë e Bajgorës, pastaj, pjesmarrja jonë në Akademinë Ushtarake të Kosovës, në vitin 2010, ku diplomoi Fitore Fazliu, idhulli i YT (bija ime) dhe u bë oficerja e parë shqipëtare e Shalës së Bajgorës, me Akademi ushtarake të kryar. Fitorja, në vitin 2015 e kreu edhe AKADEMINË USHTARAKE MBRETRORE të Mbretërisë së Bashkuar, në Londër, duke mos i lënë anash edhe titujt akademik.
Bal, edhe vizitat e shpeshta, që i bënim unë e Ti, në Shqipëri, në vendin e ëndrrave të jetës sonë qysh në rini, kan qenë dhe mbetën të pashlyeshme për mua, sidomos vizita në Gjrokastër dhe pjesmarrja në Festivalin Folklorik mbarëkombëtar “Gjirokastra 2015”, pastaj vizituam: Sarandën, Butrintin, Kalanë e Lëkurasit, “Kishën e 40 Shenjëtorve” e shumë vende tjera, por, nuk e dinim asnjëri, që kjo ishte shëtitja e jonë e përbashkët, e fundit në këte botë.
Bal, edhe për Veprat tua të pa përfunduara është bërë punë e lakmuar, duke bërë që ato ta shofin dritën, të botohën dhe shpërndahën, në Kosovë, Shqipëri e më gjerë, sipas porosisë tënde. Deri me tani, në shenjë përkujtimi për Ty, janë kryar këto veprimtari:
– Në nëntor 2019, Selman Fazliu, ia ka dorëzuar falas, Agjensisë Shtetrore të Arkivave të Kosovës, Arkivit të Kosovës në Prishtinë, Fondin përsonal – ARKIVIN e punuar nga Emin Fazlija alias Emil Kastrioti, i cili është i hapur për te interesuarit, sipas Ligjeve në fuqi.
– Me 28.11.2018, z. Nue Oroshi, e ka organizuar e finansuar: Dokumentar EMIN FAZLIJA alias EMIL KASTRIOTI “Porosi Brezave Shqipërinë Etnike”, Autor: Enver Sulaj, Nue Oroshi, Realizoi: TV Prizreni, i cili atë ditë e ka shfaqur premierën e Dokumentarit.
– Në maj 2017, janë botuar shtat (7) vepratë e mbetura në dorëshkrim të autorit EMIN FAZLIJA alias EMIL KASTRIOTI, nën përkujdesjen dhe finasimin e vëllait të autorit, Selman Fazliu.
– Me 03.06.2017, në Mitrovicë është bërë promovimi i parë i 7 Veprave të autorit, EMIN FAZLIJA alias EMIL KASTRIOTI, me këte rast, Kryetari e Mitrovicës, z. Agim Bahtiri,i ka dhënë: “MIRËNJOHJE z. EMIN FAZLIJA, për Kontribut të jashtzakonshëm për qështjen kombëtare dhe mbrojtjen e Shqipërisë Etnike”
– Me 08.06.2017, është bërë promovimi i dytë i shtat veprave, me autor EMIN FAZLIJA alias EMIL KASTRIOTI, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” nëPrishtinë.
– Dhurimi me përkushtim, i 7 Veprave të autorit EMIN FAZLIJA alias EMIL KASTRIOTI, Institucioneve shtetërore në Republikën e Kosovës, 252 kopje,
– Institucioneve shtetërore në Republikën e Shqipërisë, 192 kopje,
– Individëve të caktauar dhe pjesmarrësve në promovime, 402 kopje.
– Me 09.06.2017, është bërë promovimi i 7 veprave të autorit EMIN FAZLIJA alias EMIL KASTRIOTI, në RTV21, udhëheqës i emisionit z. Lorik Bakia.
– Me 26.11.2016, organizuar nga z. Nue Oroshi, kryetar e Shoqatës “Trojet e Arbërit” isha pjesmarrës i Akademisë Përkujtimore, mbajtur në Konzullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgart, për Atëdhetarët e studiuesit Shqiptar: Akademik MARK KRASNIQI, EMIN FAZLIJA alias EMIL KASTRIOTI dhe GJELOSH GJOKA, ku ishte i pranishëm edhe Konzulli i Republikës së Kosovës, z. Blerim Canaj, me stafin e tijë, veprimtarë të qështjes Kombëtare, bashkveprimtar të tyre dhe bashkëatdhetar.
BAL, tani pusho i qetë në Atëdheun tonë, në TOKËN tënde të dashur, në Shtëpinë e Përjetshme, të cilën vet e ndërtove në Varrezatë e Prishtinës, aty ku prehet edhe më e dashura e jetës tonë – NËNA MIHANE, e cila na qiti në dritë, dhe me shumë mund e sakrifica, ne dyve, jetma na rriti.
Me dhimbje e rrespekt, të kujtojnë:vëlla Selmani e Drita me fëmijët: Ilir, Arbër, Shqipe, Kastriot, e Fitore, me tri rejatë, dy dhëndorët, e 12 nipa e mbesa nga Prishtina, dhe biri Agroni, e bija Drita, me dy djemët në Gjermani, familja e gjërë Fazliu, miqët, bashkveprimtarët e idealit, miqët e dashamirët.