Mirdita ka qenë një Krahinë në Shqipëri që ka pasur një rezistencë të gjatë antikomuniste deri në vitin 1952.Në Mirditë diktatura kriminale komuniste ka vrarë dhe masakruar pa gjygj shumë atdhetarë shqiptarë që i takonin familjeve tradicionale Mirditore që e ruajtën me përkushtim moton e nderit, besës dhe burrërisë.Meqenëse krimet komuniste në Mirditë nuk janë zbardhur ne dy intelektualët Mirditor morëm iniciativën që të botojmë një Enciklopedi për të gjitha krimet që bëri komunizmi në Mirditë.
Ftojmë të gjithë Mirditorët derë për derë katund për katund,bajrak për bajrak të Krahinës së Mirditës të bashkohen me rrëfimet e tyre për të treguar vuajtjet nën regjimin komunist të cilët do botohen në një Enciklopedi te veçantë që ti mbetet brezave të Mirditës.Enciklopedia do të botohet nën kujdesin e Nue Oroshit dhe Leon Mollës.Më poshtë po e japim edhe listën e personave që u ekzekutuan në Mirditë nga regjimi kriminal komunist.Por edhe të gjithë ata persona që janë vrarë nga ky regjim komunistë dhe që mungojnë në këtë listë emrat e tyre, mundeni me na i dërgu të dhënat e plota dhe do të jenë pjesë e Enciklopedisë për Mirditën,rrefimet,shënimet dhe fotografitë i dërgoni në këta dy email adresa: nue_oroshi@yahoo.de , leon-mollaj@hotmail.com
Lista e përsonave që u ekzekutuan në Mirditë nga regjimi komunist
Lista në 12 Bajrakët e Mirditës