Konispolit tim!
Dhe shkova sërish atje,
Në qytetin tim, shpirt përmalluar,
Prapa më ndiqnin të bardhat re,
Mbushur me pikla, rënduar.
Në qendër lash vrapin, te rrapi shekullor,
Degëzat lehtë më përkëdhelnin ballin,
E duke hyrë nëpër flokë, më binin në dorë,
”Dënim” për mungesat, prej rrapit.
Likojani, ky mal në lindje qëndron stoik,
Kurorë princeshe hijeshon përmbi qytet,
Krenar prej shpirtit, numëron historitë,
Atë panoramë stambolliane në shtrirjen e vet.
Më tej, vështrimin hodha drejt Nartës
Malit me hire femërore, “vithe” harkuar,
Histori të trishta mbart mbi kraharor,
Ky mal i stolisur, i lartë e trup bleruar.
Shpejtova, hap pas hapi arrita në Buar,
Sytë drejt kaltërsisë së Jonit mbeten ngërthyer,
Ai det që më mijëra sy kishte lotuar,
Syve të mi stampoi dëshira në vite ndaluar.
E më tej, cicërima zogjsh shtegëtarë,
Shkolla hapi dyert, u gjenda brenda saj,
Nxënëse e brishtë, mësuese sapo dalë,
Sa shumë sy më pritēn, sa mall, sa mall.
Eh, më tej, hapat pendëlehtë rēndohen ngadalë,
Zëra qiellore gugasin,zbresin plot fjalë,
Hapim kanatet, hyjmë, lodrojmë plot mall,
Dhe retë zbrazin piklat, kthyer në dallgë…
N. Badunii 08.02.2021