Më në fund një ndërgjegjësim i qytetëruar mendova , vërtetova dhe shijova kur pash dje në ditën internacioale të grave që pjesa më e madhe e urimeve vinin prej meshkujve, e jo vetëm për nënat motrat e bashkëshortet e tyre, po në hapësirë me të gjerë , bile shumica , miq virtual.
Meriton përgezim e falenderim special , kjo mirëedukatë. Gjithkush jep kontributin e tij social në atë që bën e qe i dedikohet , ne rastin e poetëve kjo shprehet nëpërmjet vargjeve.Une nuk do desha të hymnizoja gjithë euforinë e bukur që sjell me vehte kjo ditë , mbrëmjet , bashkime grupesh në zbavitje me limite të limituara ashtu si vetëm gratë dinë të bëjnë , e zgjodha të jem në vënd të grave Ukrainase që po vuajnë ferrin e luftës.Nuk harroj kurrë dhunën mbi gratë.Nuk harroj kurrë STOP , kundër dhunës mbi to.
Sot po ju besoj të lexoni një poezi ( E KERKOJ FALJE NËSE JU KAM LODHUR , PO NUK E MBAKAM DOT FJALËN DHËNË VETES PËR TË MBYLLUR GOJËN E POEZISË SIME) , pra , ju lutem të ndaleni pak në poezinë për ato gra që nuk munden as te imagjinojnë nje fragment lirie, si në Shqipërinë tonë po dhe jashtë kufijve, si psh ç’fat u qëllojë 6 vite më parë 200 vajzave të rrëmbyera ne Nigeri nga Boko (H)Aram, e nënat që po përshkojnë Mesdheun pa ditur në do arrijnë në destinacion, nënat në zi për fëmijët që u kan ikur , nënat me fëmijët largë , që e fundit gjë që mendojnë është zbavitja e tyre , Gratë e Ukrainës, gratë në luftën e heshtur në Yemen , Siri e gjetkë . Gratë viktima të feminicidios, vrasjes së grave –S O S . Pra ; me optimizëm , shpresoj ditë me te mira të vin për kë s’mund e për kë lirinë ja kan mohuar.
Njohja e parë me keqkuptimet
pa ditur si ti riparonte
nuk i erdhi në një muzg të ikur dimri
as kur hëna rrëshkiste e drojtur .
I la mavin e pabesisë
takimi me kë do shkoqiste të nesërmen ashtu si dinte.
Ndonjëhere qasej në ofezat e një gjuhe
kur me shigjeta helmi goditej pa përfillur shpirtin që s’dinte të apelonte hetimet
se kopaçja e shamatës ku qe rritur
digjej në përulje të bindur
dhe po të mungonin mirkuptimet.
Pas tërkuzës së ngjarjeve
u çan qarqet e heshtjes !
Nuk e fali kush s’njihte asnjë presje të gjuhës njerëzimit.
Ajo , vendosi të ngjize shpirtin në erë të largët
ku.çoroditi dhe vegimet .
Bashkë me bëlbëzimet e kulloshtrës mjaltë
bile-bile parakalojë prag qielli
thirri grimcat e forcës së lotëve të mbetur
të atyre që progresi i erës në
besën e mykur dot s’i depërtoi.