11.5 C
Tiranë
E premte, 18 Prill 2025

Nuro Skënda (Liliana Baçi)

O…HO…HO..

Sikur të kish yll që ndriçon të vërtetën

do isha gënjeshtaria më e madhe . Jooo , rrenacakia më mirë.

Pse? Kur iku një zonjë me emër shënjtori të birit i thash si ishte për mua jot ëmë- Po i thash atë që ç’ka do desha të ishte , jo atë që bënte vërtetë.I josha krenarinë derisa i nxorra lot.

I thash që më sillte kafenë kur se prisja e që më gëzonte me këngë zogjsh.

I shtova që sytë aq të lumtur i kish kur i thosha se çdo ditë Zoti ty të nderonë.

Në fakt unë e bëja !

Në fakt gënjeja.

Furnizoja me rrena se thinja më mësoj disave t’u jap ç’kërkonë kjo kohë , disave jo atë që vërtetë meritojnë . Po kjo… Ja pra e thash- mi mësojë e bardha mbi flokë e mesi që më çponë sikur të jetë turiel që gërryen kockë.

Mi mësoj e pandjera e supit të tjerëve mbi timin kur Muli më iku e më thau sytë nga lotët e shumtë që ju shtuan dy, sidomos në atë fillim.

E më përlot kjo gjëmë shoqërore , po jo dhe aq që arrita dhe unë të mos përgojosë cipën e plasur mbi faqe duke thënë – Oohoho , hipokrizia sa po më shijon.

“””””””””””””””””””””””””””””””””

“Jam duke pirë, nuk merrem me myslimanizmin”
Esëll nuk ishte në gjëndje të shkruante………………..
HASAN NASSAR , POETI QE RRINTE SA NE NJE VRESHTE NE TJETREN…( 4 vite më parë )
Nuk ishte e vështirë ta gjeje mes natës së thellë nëpër rrugët e qëndrës së Firences, me të pandashmen kupë të verës së kuqe në dorë.
“UNË JAM POET” e thoshte troç, pothuajse për të justifikuar gjuhën italiane të pasaktë.
Ishte poet HASAN NASSAR.
Intelektual dizident Iraken prej regjimit të Sadamit
paqësor ishte Hasan Nassar.
Ish arratisur në vitin 1981 prej Irakut, pasi i kishin vrarë vëllanë.I adaptuar prej Firences 35 vite më parë u shuajt natën e krishtlindjeve i vetëm në një azile në moshën 63 vjeç.
“Unë shkruaj, nuk di t’ja fus kot”
thoshte shpesh.I lindur në një lagje në periferi të Nasirisë shpejt ish bërë gazetar e poet mjaft i vlerësuar në Irak.Më pas ardhja në Itali, e azili politik.
Shkruante në gjuhën arabe e në italisht.Vargjet e tij janë publikuar në revista të rëndësishme në Francë, në Amerikë e i kanë dedikuar reçensione të rëndësishme kritik letrarë autoritar.Po jeta e çrregullt e tij ,anarshia e kan penguar gjithnjë të gjej një botues të rëndësishëm.E kështu ka jetuar si intelektual bohemien pa asnjë qindarkë në xhep.Po kishte ama miq si Sil….e një shoqate të quajtur D…që disa herë i ka publikuar vëllime të vogla që ai i shiste sa në një vresht në tjetrin në këmbim të një kupe vere e që nuk ndante nga supi çantën ku shpesh nxirte librat e Pazolinit,Sanguinetit etj, copëzat e letrave me poezi italiane dhe arabe.
Pas 35 viteve në Firence akoma se fliste mirë italishten. Po imazhet që lindnin prej vargjeve , ishin “vizione”që përpinin” e që i dilnin prej penës si një lumë i mbushur në netët që e tepronte me verë.
Esëll nuk ishte në gjëndje të shkruante.
Njëherë pas një periudhe kurimi i detyruar nga mjeku , deklarojë që fillojë të pijë e të dehet për detyrim letrar.
” 3 muajt e fundit kam shkruar poezi të shpifura, erdhi ora të mbaronte gjithë kjo”
Një diplomë në Bagdat, një në Firence për letërsinë arabe, kështu mori edhe doktoratën në universitetin oriental në Napoli.
Ai ka qënë shpesh i ftuar në universitete, festivale e ka qënë i vlerësuar .Tregonte për azilin e tij, shkatërrimin, për luftën e për ëndrën e paqes.Edhe se ishte ateist feja gjithësesi ka qënë pjesë e rëndësishme e rrënjëve kulturale.E prapë adhuronte të provokonte.
Në vitin 1991 u kontaktua nga B.B.S që donte të grumbullonte çmendonin intelektualët mysliman disident mbi luftën në gjirin Persik———“Jo faleminderit , u përgjigj——–Jam duke pirë e nuk merrem me myslimanizmin”
Deri pak muaj më parë para se të shuhej përgjithmonë jetonte në një apartamenttë pushtuar nga mijra libra, po prej kohësh pa energji elektrike, e pa ngrohje.Po kjo se shqetësonte sepse netët i kalonte nëpër rrugët e Firences.E megjithatë ndonjëherë edhe se më i piri se të tjerët mbante një kthjelltësi në zotërimin e vëzhgimeve të difekteve të të tjerëve.Një herë u gjënd mes një sherri në një rrugicë afër qëndrës ku fluturonin shishet mbi kokën e tij,ai nuk lëvizte.Sa u qetësuan gjakrat në një qetësi të pabesueshme komentojë-
“janë njerëz të zakonshëm, bëjnë vetëm zhurmë”
Mburrej për një numër të pambarimtë të dashurive platonike të pakonsumuara.Thoshte që punonte të paktën që prej dhjetë vitesh për një”kryevepër” në prozë të cilën asnjë nuk i ka parë asnjë frazë.
S’mbahej prej krenarisë kur dikush e thërriste në rrugë Profet.
E sa dëshironte të kthehej në Irakun e tij po kishte frikë për familjen e tij se po ta takonte kjo do të thoshte të lexonte në sytë e tyre humbjen.
“se kam frikë vdekjen”thoshte shpesh” kam frikë nga mungesa e edukatës, kam frikë volgaritetin e një fjale banale”
VDIQ NATËN E KRISHTLINDJEVE
Në një nga poezitë e tij shkruante
-DUA NJË ATDHE
DUA NJË PEMË POSHTË SË CILËS MUND TË PUSHOJNË NJERËZIT E RRUGËS.

( shqipëruar prej meje—LILIANA SHKODRANI )

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.