Sokol Demaku
– Epo kështu qenka, edhe me qenë me shumë dije nuk po bëjka. Po dilkan telashe, e qebesa edhe njerëzit nuk po të besojkan aq, se janë mësuar më shumë me të paditur se me ata të cilët din apo mundohen të din dicka.
– Por cka t’i besh, jeta është kësisoj dhe do të jetë edhe sa kohë njeriu do të ketë.
– Por, por ndoshta mund të ndodhë që të këtë ndonjë ndryshim, nuk i dihet.
Por jo!
– Nuk i dihet edhe mund të ketë!
Kështu murmuriste në kokën e tij thuajse për cdo ditë Mulla Rexha. Ishte njeri i mençur, njeri me njohuri të gjëra jo vetëm fetare por edhe shkencore.
Qebesa po të futej në mesin e shumë shkencëtareve nuk beson kush se do ia kalonin.
Kalonte një jetë normale në fshat me dy bijtë e tij, të cilët edhe ata shkonin në shkolla dhe mendonin se do ia arrijnë.
Por Mulla Rexha, ishte hoxhë, por jo edhe Imam në xhami, ai shkonte në xhami vetem sa të lutej (falej), pra të kryente obligimin fetar që kishte, por shumë punë kryente në shtëpinë e tij të cilën e kishte përgatitur enkas për këtë punë.
Më shumë merrej me shërimin e semundjeve psiqike tek njerëzit. E kishte bërë profesion si të themi këtë lami, prandaj edhe i shkonte përdore. Por edhe punët e fshatarit nuk i linte pas, ishte ndër bujqit më produktiv në fshat. Si thoshin bashkfshatarët e tij po edhe mbrapsht ta hedhi farën Mulla Rexha do i bëhet bereqeti. Kishte rregull edhe në oborrin e tij, cdo gjë ishte në vendin e vet.
Kishte njjë shtëpi bashkohore ku i mundësonte atij por edhe të bijëve për punë normale dhe pa probleme.
Ai në hyrjet e oborrit kishte ndërtuar një dhomë pune ku priste të ardhurit e tij, ata me të cilët ai merrej dhe u ndihmonte po si të themi i shëronte nga problemet që kishin. Këta ishin njerëz me probleme mendore, probleme psiqike, njerëz agresiv në jetë.
Mulla Rexha ishte ai i cili i qetësonte këta i kthente në jetën normale.
Qebesa thonë se ka ba vaki (ka ndodhë) që e kanë sjellë njeriun lidhur me konop por kur është ulur para Mulla Rexhes, të është mbushur mendja se nuk është ai njeri të cilin e sollën nën përcjellje. Kishte nje fuqi magjike me të cilën i ndihmonte njerëzit. Ishte shumë bamirës! Edhe njerëzit nga terë regjioni e nderonin, kishte respekt.
Paj si hoxha ma!
Kuptohet i shkon për dore cka do e si do.Dy të bijtë e tij ishin shkollar. Punonte pa ndërpre që edhe ata të ndjekin rrugen e të atit të tyre, të jenë njerëz me vlerë dhe të ditur.
Flitej se hoxha punonte me xhine (xhindi-dreqër) dhe se kishte përkrahjen e tyre në punën e tij kur kishte të bënte me raste të rënda të krizave nervore apo edhe shtreseve të njerëzve të moshave, gjinive të ndryshme.
Thuhet se këta e ndihmonin shume hoxhën në këtë profesion. Ata i sillnin informacionet me të freskëta nga tereni mbi jetën e personave në fjalë, kushtet e jetës dhe të bëmat e tyre në jetë.
Këto shënime i shërbenin hoxhës për realizimin e punës së tij prej mjeku, psikologu apo si të doni ta quajmë.
Xhindet ishin në gjendje që për hoxhën edhe të flijoheshin sepse ata kishin krijuar një miqësi shumë të ngushtë mes vete dhe se ata ndiheshin shumë krenarë që ishin krahu i djathtë i hoxhës në përkujdesin për ata të cilët kishin nevojë për ndihmën e tij.
Ishte pranverë, ishte koha e të mbjellave. Në të katër anët bujqit kishin vërshuar në fushat ku mbillej misri me të madhe. Ishte shumë kohë e përshtatshme. Të gjithë mendonin se do të jetë nje verë e frytshme, një verë e begatë e me bereqet këtë vit. Edhe Mulla Rexha kishte angazhuar punëtor në mbjelljen e misrit. Por të bijtë nuk kishin kohë që ta ndihmonin, ata kishin punët e tyre në këndim e mësim.
Mbiu misri at vit si nuk bën më mirë. Të gjithë ishin të kënqaur me punën që kishin berë. Hoxha kishte të mbjella dy hektarë me misër. Kishte ardhur koha për mihje, por hoxha ishte aq i zënë me punët e tij prej biznesi sa mos me ta marrë mendja. Nuk kishte kohë as të afrohej deri tek ara, por të bijtë edhe më hiç.
Një ditë u tha të bijve:
– Kishte qenë mirë një pasdreke apo në mbrëmje të shkoni deri në arë, ndoshta ka ardhë koha për mihje.
– Ai, babë çka ke thënë.
S’kemi kohë as kokën ta ngremë e jo më të shkojmë në arë.
– Paj bre djemt e mi ajo ju bën edhe shëndet, një shëtitje e vogël në mbremje.
– Po, po, por nuk kemi kohë.
Nje mëngjes vendosi hoxha vetë të shkojë dhe të shohë se si është puna në ara.
Kur mbërriti, çka me pa, ymri të rritej nga puna, por për fat barërat e këqija ia kishin kaluar bimës se misrit, pra ishte koha e mihjes e pastrimit të bimës nga barërat e këqija. Kishte aty cka jo, manaferra të egra, hith, pirrë, egër, po çka jo që e ngulfatnin bimën e misrit dhe nuk lenin të zhvillohej normalisht. Ishte koha e pastrimit të saj. Me tu kthyer në shtëpi hoxha u tyh atë bijve.
– Qebesa është mirë të angazhoni disa punëtor për mihje!
– Paj allahile babë mos ia le seri, nuk kemi kohë fare.
– Po bre por po me duket disi e rëndë që të angazhohem vetëm unë. Se unë e kryej këtë punë por drojë se nuk do të na vyej më vonë.
Hoxha e kishte mendjen që të angazhoj për mihjen e msirit xhindet me të cilët kishte një bashkëpunim shumë të mirë e ku ata ishin në gjendje të bënin gjithcka për hoxhën. Me tu kthyer në mbrëmje në shtëpi hoxha u lëshoj një zë bashkëpunetorëve të tij, të cilët fluturuan dhe erdhën në dhomën e punës së tij.
– Urdhëro baba hoxhë, cka ka të re, cka mund të bëjmë për ty???
-Të shofim, u përgjigj hoxha.
-Por, kësaj radhe ka të bejë me mua!
Ata u friksuan mos i ka ndodhë hoxhës dicka e keqe!
-Jo, jo! Kam nevojë për mihjen e misrit në Arë të gatë!
– Ai, baba hoxhë, kjo është punë e lehtë, nesër në mëngjes puna është e kryer.
Dhe me të vërtetë këta e kryen këtë porosi të hoxhës.
Dhe të nesërmen para agut xhindi kryesor ftoi mëse njëzet të tjerë dhe të gjithë me sha në krah drejt e në arë të gatë dhe filluan punën. Për sa cel e mshel sytë ara u mihë. Ishte kënaqësi ta shihje.
Nuk kishte më bar të egër në misër, nuk kishte më egjër ishte pastruar ara, ishte pastruar edhe misri, ishte kënaqësi.
E informuan hoxhën, se puna i ishte kryer dhe se cdo gjë ishte ne rregull!
Hoxha me tu zgjuar në mëngjes pasi mori informimin për punën e kryer, deshi t’i vizitojë djemt dhe t’i luste të shkojnë deri në arë, të shohin cfarë pune ka bërë baba.
– O bijt e mi a keni fjetur mirë?!
– Po baba, por jemi të zënë shumë me mësime.
– Po djemt e mi desha me ju lutë vetëm të shkoni deri në arë të shifni cfarë pune ka berë baba.
– Baba të besojmë se ke kryer punë të mirë.
Por hoxha nuk arriti t’i bind të bijtë dhe u detyrua të shkoje vet. Por cka me pa.
E kishin punuar arën si hiq ma mirë nuk bën, paj dheun e zi ia kishin qitë në sipërfaqe.
Misri fluturonte nga qejfi se i ishin hequr barërat e egra, të cilat ia zinin frymën, ia zinin diellin dhe ajrin e pastër.
– E mashalla po ba hoxha! Paj qebesa mirë e paska punue topalli, ka respekt ndaj meje!
Hoxhës iu rritë zemra kur e pa edhe arën e tij të punuar si të fqnijnëve tjerë, shkonte me të madh hoxha, por i shkonte mendja të fjalët që u kishte thene të bijëve:
” O, UNË E PUNOJ, POR DROJ SE NUK NA VYEN!”,
por nejse puna është kryer kjo është kryesorja.
Shkoj hoxha në shtëpi e i përgëzoi të bijtë për punën e mirë që ai kishte bërë, por ata nuk ia vunë veshin fort, nuk ishin edhe aq të interesuar.
– Paj të mbushej mendja se misri po fluturonte nga toka dhe të dukej se po rritej ndër këmbët tua. Ja se cka bënë puna. Por, medet puna e huaj.
– Qebesa e kam dëgjue nga të vjetrit se kush hajrin nuk ia ka pa punës së huaj. E sidomos të qalit kuku medet! Po drojë edhe unë. Nuk ka punë pa u lodhë.
E djemt e mi po kujtojnë se bëhet gjithcka për së gatshmi.
– Jo, Jo!!!Pa u lodhë, pa u djersitur, pa mund nuk arrihet asgjë.
Hoxhës nuk i zihej vendi vend. Nuk i pritje kur të vij mesi i ditës, kur vapa do kaplojë e kur edhe nën hije nuk mund të zesh vend nga vapa. Kur dielli rjepë e pjekë në të katër anë. Kjo ishte ajo cka e mundonte më së shumti hoxhën.
Ishte mesditë, me siguri ora veq kishte kaluar dymbëdhjetëshin. Ishte koha e drekës. Hoxha do dukej edhe një herë deri tek Ara e gatë të shohë se si po përparon misri pas mihjes. Dhe u nis për atje.
Me të arritur në skajin e saj më të afërt hoxhës vetëm sa si ra të fikt. Çka me pa. Pasha as edhe një rrënjë misri nuk kishte mbetë në kembë.
I tëri ishte vyshkur, kishte renë për tokë.
– Po, po e thash edhe ma herët, i thonte vetes hoxha si me gajret.
– Medet puna e huaj. Por kush ka pa hajër prej dreqit deri me sot? Po, por punë që e kanë berë xhindja, ma mirë me thenë punë që kanë berë dreqnit, e valla ata deri më sot nuk kam dëgjuar që kanë berë punë të mirë.
– Po mor burr ata e kanë mihë e sheh dheun e lagët ia kan qitë mbi siperfaqe por medet se kund rrënjë të shëndosh nuk i kanë lënë. E pa rrënjë si të jetohet.
– Pra do u them djemve të mi. Kësaj pune i thonë punë dreqnish e hajër prej saj nuk mund të shohësh, askush e as unë vet që punoj me ta.
Por kisha me u thënë se më mirë vet e me lezet, se punë dreqnish e për gazep.
– Po more hoxhë por pak vonë qebesa!!!
– Po more burrë më mirë vonë se kurrë!!!