
Mesi i natës, i gjeti të heshtura
të gjitha hapësirat përmbi det .
Përmbi natë, atje tej yllësive,
dëgjohen ca thirrje, nëpër eter .
Kushedi ç’ka ngjarë, që dridhen hapësirat,
që japin e marin, me vete,
përmbi det, përmbi qiell, përmbi të gjitha,
përmbi gaz e kiamete ?!
Kushedi çka ngjarë, fshehtësive ?!
Po ne, që s’vëmë re, se ç’ ndodh përposh,
i shuajmë, pa vëmëndëshëm zërat e dritës,
dhe pa vëmëndëshëm, dritën që egziston .
“”””””””””””””