7.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

Oltjona Selamaj

Një gotë verë për dashurinë…

Le të pimë për dashurinë

Një gotë musht hardhie

Dashuria, musht i shpirtit…

Mjaltë Perëndie…

Një gotë verë për dashurinë

Muzë poezie …

Le të pimë, pa pirë mendjen…

Ç’ dehje madhështie…

Një gotë verë për dashurinë…

Atë, që ndjen i gjalli ..

Atë, që nuk lodhet kurrë

Të thotë: “Më merr malli”…

Dashuri, moj e bekuar…

Nuk njeh moshë, as fe…

Emigrantit, i qe shkruar

T’a ndjejë për Atdhe…

Birit, për mëmë, e atë…

Njeriut për njerinë

Nga ZOTI, dhuratë e morëm…

Le të pimë pra një gotë verë…

Veç për dashurinë…

Autore: Oltjona Selamaj

“””””””””””””””””””””””””””””

Fshija lotin krokodilit…
Fshija lotin krokodilit, 
por kujdes, se të ha dorën.
Mbaja dritën e kandilit, 
teksa luan pak më borën…
Më dhemb krahu, 
më dhemb shpina
Dua pare, e ushqim
Krokodili bën shoping
Me kuletën e burrit tim.
Sa mbarohet pak ushqimi
Sërish ndihet i pangopur…
Fillon lotët, si litarë.. 
Shtriqet, si mace e ngordhur.
Po sa hëngre o i zi
Nuk u ngope, të dhashë botën?!
Dhëmbët fillon t’i skërrmisë
E kërkon të më bëjë gropën…
Kam oreks, të ha dhe ty
Edhe sytë, fillon t’i shqyejë…
Marr pak frymë, e kap një shkop
T’i zbusë barkun, në mes t’a thyej
Ja kështu janë disa miq..
U jep dorën, marrin krahun
Krokodilët e pangopur
Ngatërrojnë mikun, me gjahun…
Ndaj, mëso nga unë njeri
Dalloji lotët e tyre…
Se ti shpirtin ke flori
Nga vallja, s’ del dot po hyre
Autore Oltjona Selamaj
Shkruar më 15 shtator 2021.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.