8.5 C
Tiranë
E martë, 18 Mars 2025

Oltjona Selamaj

“Yll deti”…!
Unë, sërish shkruaj poezi,
si dikur, në fëmijëri..
Shkrova, edhe kur shpirtin,
ma vranë me ligësi…
Shkrova, pas punës skllavëruese,
në  peshkeri, ku akulli, duart mi ngriu..
Shkrova, kur më veshën si burrë…
Me opinga kurbetliu…
Punoja në magazinë…
Po, po…
Unë, me këto duar…
Qaja me ngashërim,
këtu, në dheun e huaj, e harruar..
Isha vetëm 33 vjeç,
(kur filloi kriza ekonomike)
kryqin, mbi supe hedhur
Punoja, si e mjerë…
S’ më edukuan me të vjedhur…
Hajdutët, majmeshin në Tiranë…
Unë, kokëulur, punoja në kurbet…
Laja, e shpëlaja dynjanë…
Punoja, sa per tridhjetë…
Me duart e njoma,
kazanëve qindra tonësh
Fundin u nxirrja…
Aq, sa dhe kinezet femra, u trembën..
Nga frika, se mos  punën u merrja…
Më hidhnin qosh më qosh…
Në çdo skutë të fabrikës…
Që rrënjë, të mos hidhja..
E ti përshtatesha dinamikës…(së punës atje)…
Por, unë me buzëqeshje,
netët e gjata i përcillja
Shpirtin, te mbaja gjallë..
Çuditeshin të gjithë të huajt me mua..
Edhe ata, që bënin pallë…
San Mauro Mare, mban emrin edhe sot,
etiketa..
Që i vihej punës së rëndë në peshkeri…
Pa grada, e spaleta
Punë me ndershmëri….
Sa herë të shijoni miq,
Këto produkte deti, të ngrira…
Kujtoni, poezinë time të dhimbjes…
Unë, jam  yll deti…
I kohëve të vështira.
Autore: Oltjona Selamaj.
Ti kthesh shpinën së keqes…
Mësova t’ i kthej shpinën së keqes
Pasi goditur më kishte shpeshherë.
I thashë:”Ndal, qëndro larg meje
Shpirti i pastër, prej teje m’ u bë vrer.
Larg meje…
Asnjë shanc nuk të fal…
Distanca, qe fjala e fundit nga unë…
Edhe pse duhej të ishte
për disa njerëz or miq,
E para, edhe e vetmja fjalë,
për të ndalur çdo stuhi, e furtunë.
Autore: Oltjona Selamaj.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.