20.5 C
Tiranë
E enjte, 14 Maj 2026

Orgest A Shehu

Virus korona
Si kuçedër me shumë kokë,
je lëshuar në trojet tona.
Kudo që shkel mbjell veç dhimbje e lotë,
O virus i mallkuar korona.
Ty asgjë s’të bënë derman,
edhe shkenca është dorëzuar.
Nga na mbive o katran,
vall sa shumë kemi për të duruar?!
Korona helëm e vrerë,
do mbrohemi si dim vet,
do të zhdukim dhe këtë herë,
dhe pranëverë kudo do ket.
Do vazhdoj jeta si më parë,
Fëmijët do shkojnë në shkollë,
Kush e mbolli këtë farë,
sa shumë na lëndove boll.
Orgest A Shehu
“”””””””””””””””””””””””
Gjithë bluzave të bardha
Me ato duartë tuaja të arta,
po na japin jetë e shpresē,
Veshur supeve bluzat e bardha,
të palodhur kudo pa përtes.
Ju mjekë dhe ju infermjerë,
porsi bleta po punoni,
Fjala juaj nga goja sheqer,
të sëmurët po i shëroni,
Sot në gjithë botën njerëzia,
rëndë pademia po i mundon,
Dora e juaj dhuratë nga perëndia!
natë e ditë njerëzit shëron.
Jo se dua që të veçoj,
Doktoreshë Alketa Tandili,
sytë e mi m’i operoj,
si dhuratë një konxhe kajrafili.
Orgest A Shehu

Samaticë 02.11.2020

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.