15.5 C
Tiranë
E martë, 22 Prill 2025

Orjela Stafasani

“Planeti i Pemëve të Krishtlindjeve”

Emri
Do të doja të quhesha Dante
dhe ta shkruaja një poemë,
do të doja të quhesha Euklid
dhe ta shpikja një teoremë,
do të doja të quhesha Xhoto
dhe të pikturoja për mrekulli,
do të doja të isha më i zoti
në secilën aftësi,
do të doja të quhesha Xhani
siç quhem e siç jam
për ta ndihmuar këtë botë,
ky është misioni që kam.
***
“Shigjeta e kaltër”

Befana i hodhi të gjitha letrat në sirtar, hoqi syzet

dhe thirri:

– Tereza, a është gati kamomili?

– Menjëherë, menjëherë, zonja baroneshë.

– A ia hodhe një pikë rum?

– Ia kam hedhur dy lugë të vogla.

– E ke tepruar, mjaftonte një lugë e gjysmë. Tash

po e kuptoj pse shishja është pothuajse boshe: dhe të

mendosh që e kemi blerë vetëm katër vjet më parë.

“””””””””””””””””””””””””””

JORGE LUIS BORGES

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme

Humbja

Ku do të jetë jeta ime, ajo që e synoja,
por kurrë s’e arrita, ajo e lumtura,
ajo e një tmerri të trishtë, ajo e humbura
që mund të ishte shpata apo mburoja
dhe nuk ishte? Ai paraardhës i humbur pers,
ku do të jetë, apo ish norvegjez mbase,
për të mos mbetur i verbër a kisha shanse,
po spiranca dhe deti, po ajo harresë
e të qenët ai që jam? Ku do të jetë ajo natë
e pastër që fermerit të vrazhdë i beson
ditën analfabete që e stërmundon,
sipas asaj që letërsia lakmi e pat?

Mendoj edhe për atë shoqëruesen e shkretë,

që më priste dhe ndoshta ende më pret.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.