3.5 C
Tiranë
E hënë, 10 Shkurt 2025

PAÇ ME QINDRA JETE TE GJATA!

 

Kushtuar babait tim.
Nje nga njerezit me te çmuar ne jeten time!

PAÇ ME QINDRA JETE TE GJATA!L'immagine può contenere: 3 persone, tra cui Arjana Fetahu Gaba

Kam derdhur në letër sa shumë rreshta,
Si ujëvarë e ftohtë që malit gurgullon,
Kam shkruar për sa e sa ndjenja,
Për një lot gëzimi, a zemër që gjëmon.

Dhe kam qarë, disa herë në heshtje
Lotët e nxehtë, me mënge kam fshirë,
Si një femijë që e çjerr pak gjurin,
Dhe zemrën nënës ja ka ngrirë.

Vetëm për të vetmin që e dua as shumë..
Për atë mal me rrënjët thellë në tokë,
Vështirë kam pasur që të shkruaj,
S’di pse fjalët s’kam lidhur dot.

Për babanë tim, për trimin tim,
Për shokun që s’më lëndon kurrë,
Për atë që dhe kur unë buzëqesh,
Me lot mbushet dhe pse burrë.

Për atë qe dhe tani,
Ndonese jam bërë prind dhe vetë,
Eshtë mburoja ime der ne vdekje,
Dhe pse vetëm ka një jetë.

Fjalët e tij te urta fjalë,
Sikur liber i shenjtë,
Vetëm pak rri ta dëgjosh,
Hapen retë edhe qiejtë.

Më kujtohet kur unë lulja,
E vogel isha një pëllêmbë,
Me mbaje në krahë më hipje hopa,
Se s’ecja dot në kêmbë.

Dhe nga lulishtja e qytetit,
Me thurje më të bukurën kurorë,
Me thoshe, e bukur je moj vajza ime,
Më e bukur se kjo lule borë.

Shpesh herë i shtenjti im, me thua,
” Të kam të parën dashuri ”
Dhe unë dhe pse vargjet tani shkruaj,
Lotêt kam në sy.

Nuk dua kurrë të të humbas,
S’do të di, ku mund të fshihem vallë,
Mos të dëgjoj që ti ke shkuar..
Mos më thoni që s’je gjallë.

Të kam heroin e jetës time
Ti je vellai që dot se pata,
Uroj nga thellësitë e shpirtit tim,
Paç me qindra jetë të gjata.

Arjana Fetahu Gaba,
New Jersey, Jun 04, 2019

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.